Një gjykatë në Gjermani ka liruar një person të akuzuar për sulm me bombë ndaj një treni ku ndodheshin 12 hebrenj, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2000 në qytetit e Dyseldorfit.
Në vendimin e saj, gjykata u shpreh se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dënuar neo-nazistin Ralf.S.
Gjatë gjykimit, disa prej dëshmitarëve ndryshuan deklaratat, duke bërë të mundur kështu lirimin e të akuzuarit.
Ndërkojë përpara se të jepej vendimi, prokurorët u shprehën se lirimi i tij, do të ishte gabimi më i rëndë ligjor në historinë e Dyseldorfit.
Kujtojmë se nga shpërthimi i bombës mbetën të plagosur rëndë 10 persona.