• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përplasja me Spiropalin në mbledhjen e PS, Rama: Shqetësohen për çfarë i thashë njërit e tjetrit! Tallet me PD: Parti si “hale”! Ballistit Valteri s’i ndahet më zemra nga ne

April 1, 2026
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu zhgënjimin për mediat që sipas tij, në vend të raportimit për analizat dhe bisedat lidhur me sektorë të ndryshëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, e fokusuan vëmendjen te “çfarë i tha Edi Rama njërit dhe çfarë i tha Edi Rama tjetrit”. Këtë shqetësim e shprehu në mbledhjen e Asamblesë së PS në njësinë nr. 7 në Tiranë.

Nga mbledhja e PS rezultoi se kishte pasur një përplasje mes Elisa Spiropalit dhe ministers Erjona Ismaili, ku kishte ndërhyrë edhe Rama duke iu drejtuar deputetes “mos më detyro të të nxjerr jashtë.”

“Ishte spektakolare, ishte e pabesueshme edhe për mua që besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, gjë që kemi vendosur ta bëjmë çdo fund muaji, për të trajtuar tema specifike, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, çështjes së shërbimit të kadastrës, problematikave në këtë shërbim, ecurisë së reformës në kadastër, shumë gjërave pozitive që janë bërë, shumë gjëra që duhen të vazhdojnë të bëhen, pastaj flasim për reformën administrative territoriale, fillojmë në 11 dhe dalim në 6, dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj të tjerat të vogla, raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërit dhe çfarë i tha Edi Rama tjetrit. Shqetësimi nuk është ky, njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Njerëzit janë të shqetësuar më të drejtë, siç janë të shqetësuar për çmimin e naftës”, tha Rama.

Nuk munguan as batutat tallëse për PD, nxitur nga prania e ish-deputetit demokrat Halit Valteri. Ndërsa theksoi se PS mbetet e fortë për shkak të organizimit, në kampin kundërshtar diçka e tillë nuk ekziston.

“83 mandate nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë edhe 83 mandate, sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti. Andej kanë marrë fund partitë. Ku kanë ata? Atje janë… kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, ta freskojmë, ta motivojmë sepse kjo është forca jonë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha kryetari i PS.

Ai iu adresua edhe shqetësimit kryesor prej një muaji tashmë, çmimit të naftës, i cili me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës është në 218 lekë/litri. Kryeministri tha se çmimi është shqetësues, por heqja e taksës së qarkullimit do të sillte pasoja në xhepin e qytetarëve.

“Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht”, tha Rama.

Kryesocialisti shprehu bindjen se Tirana do të mbetet nën qeverisjen e socialistëve edhe pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Ky ishte një prej takimeve të radhës që lidhet me organizimin e punës duke u paraprirë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe rienergjizimit të partisë.

Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu njoftoi edhe drejtuesit për 3 blloqet e njësisë nr. 7, konkretisht Etilda Gjonaj, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu, zv/ministri i Ekonomisë.

Next Post

Nuk tallem kurrë me njerëzit! Erion Braçe sqaron ambicien për Bashkinë e Tiranës: Kryeqyteti kërkon dimension të ri zhvillimi

Kur fillon ëndërron si "dikushi "kur të kanë flakur si "askushi"! Ish-ministri socialist i "egërsuar" me PS shpall kandidaturën për kryebashkiak: Do t’i dal përballë Edi Ramës

Paralajmërim i ri për NATO-n, Rubio: Do të rishikojmë marrëdhënien me aleancën pas luftës në Iran

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved