Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit kërkoi një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit, ndërsa u përplas në sallë me deputetin demokrat, Flamur Noka.
Ky i fundit fliste nga vendi i tij, ndërsa Balla e ironizoi duke thënë se po fliste një zhurmues.
“Në emër të grupit parlamentar të PS-së, do të ishte në nderin tonë që të merrnin 1 minutë heshtje në nder të dëshmorëve të 2 prillit. Përkujtojmë me dhimbje dëshmorët e 2 prillit, keqardhje vjen nga grupi i PD kur kërkohet 1 minutë heshtje për dëshmorët e demokracisë.
Ky është degradimi më kuptimplotë i asaj që nuk ka ngelur më nga PD, as dinjiteti për të respektuar ata që kanë një kontribut me ata që na treguan se si duhet të sillemi. Në përkujtim të 2 prillit…zoti kryetar është një zhurmues që prish solemnitetin e këtij Kuvendi. Duhet të hedh dhe sytë nga 31 marsi i 1991 të zgjedhjeve të para pluraliste.
Pas 35 vitesh të zgjedhjeve të para pluraliste do duhet të mendojmë se si të garantojmë se Shqipëria jonë e përbashkët, të zhvillohen zgjedhje vendore me standarde më të mira. Në 2029 të jemi të gatshëm për zgjedhjet parlamentare dhe të kemi këtu në Shqipëri dhe zgjedhjet e para për parlamentin e PE. Shqipëria jonë sot është në një fazë intensive për përafrimin tonë në BE.”, tha ai.





