• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, April 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Po sikur të çmenden deputetët”? Akademiku Fuga ironizon debatin në Kuvend pas alarmit të SHBA për rrezikun e sulmeve nga Irani

April 3, 2026
in Blog

Akademiku, profesor Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me debatin që ndodhi sot në Parlament, pas alarmit të SHBA-së për sulme të Iranit.

Me ironi ai ka shkruar në një postim në Facebook, “po sikur të çmenden deputetët”, teksa vijon më tej me debatin mes deputetëve.

Postimi i plotë:

“Po sikur të çmenden deputetët? Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike.

M’u kujtua kjo pyetje sot në drekë kur bashkë me disa miq po gëlltitnim një salep në një lokal ku ishte hapur televizori dhe transmetoheshin diskutime deputetësh mbi njoftimin e ambasadës amerikane që paralajmëronte qytetarët amerikanë të kishin kujdes se mund të bëheshin tabela qitjeje për sulme nga forca të lidhura me Iranin.

Po c’thoshin deputetët?

Deputetë të opozitës thanë se qeveria duhet të marrë masa sigurie, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Hapa sytë katërsh, për pak më iku mendja. Hera e parë që dëgjoj që një opozitë kërkon të hyjë në fuqi veprime agjencish që janë specializuar për sigurinë!

Çfarë bëhet? Nga njëra anë njoftojnë për miting a demonstratë, a marshime roteste dy javë më pas, nga ana tjetër i kërkojnë kryeministrit të marrë masa sigurie!

Çfarë mund t’ju thotë qeveria opozitës që i jep shkopin në dorë. Siguri doni? Mirë, ndalohen për një afat të pacaktuar mitingjet, shpallet shtetrrethim, policia kontrollon çdo njeri pak ezmer në rrugë, etj.
E padëgjuar!

Nga ana tjetër ministri i jashtëm me siguri të çuditshme thotë gjendja është krejt në kontroll, nuk ka asnjë rrezik. Uaaaauuu! Thashë po ky nga e di se ç’gatuhet në kuzhinat e fshehta të luftës atje larg. Si na e jep këtë siguri a thua se di ç’bëjnë ata që ambasada thotë kujdes!

Shikoja ekranin dhe thithja herë pas here salepin. Atje tej dikush tundte kot derën e lokalit!”, shkruan Fuga.

Next Post

"Artemis 2" del nga orbita e Tokës, NASA: Astronautët janë në gjendje të mirë

Forcat iraniane rrëzojnë avionin luftarak amerikan, mediat: Piloti dyshohet se ka vdekur

Telashe të reja për qeverinë Meloni: Gazetarja pranon se ka pasur një lidhje dashurie me Ministrin e Brendshëm

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved