Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Pra nuk jam denoncuar nga një person anonim, por nga Nesti Angoni që nuk ekziston”, tha Veliaj.
Pala mbrojtëse e Dados kërkoi mospranimin e padisë, duke argumentuar se nuk ndikon në ndjekjen penale dhe se në çështje është i përfshirë edhe një prokuror tjetër (Altin Dumani).
Avokati i Ols Dados, ish gjyqtar i Gjykatëes Administrative i shkarkuar nga vetingu për pasuri të pajustifikuara Erarbër Madhi, siç duket tani bënë sekserin po në këtë gjykatë… tha: Gjykata të mos e pranojë këtë padi. Këtë kemi kërkuar. Në ndjekjen penale ka dhe një prokuror tjetër dhe nuk ndikon tek ndjekja penale. U kemi vënë në dispozicion dekreti i vitit 2008. Është procesverbali i mbledhjes së KLP 2008 për propozimin e Ols Dados për prokuror. Janë aktet e KLP me lidhje me këto kërkesa.
Ndërkohë, gjykatësi i çeshtjes Hazbi Balliu tha se ka konstatuar parregullsi në padinë e depozituar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, duke i lënë palës paditëse 20 ditë afat për korrigjimin, në të kundërt rrezikon pushimi i çështjes. Gjykata tha se palë e paditur nuk duhet të jetë vetëm Presidenca dhe Dado, por edhe KLP.
Hazbi Balliu: Gjykata konstaton të meta në padi në lidhje me palët paditëse. Të metat të rregullohen brenda 20 ditëve, ndryshe do të pushohet gjykimi. Pala e tretë, që është KLP, e cila është thirrur nga paditësi, duhet të jetë palë e paditur dhe jo palë e tretë.
Seanca e radhës u la më 8 maj ora 14:00.
Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.
Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama i cila dyshohet dhe përflitet se kishte një lidhje intime me Dadon dhe ndoshta është kjo lidhje që Bamir Topi e ka dekretuar noterin në prokuror në shkelje të ligjit.





