Gjykata Administrative e Tiranës par disa kohësh ka shortuar padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër Presidencës dhe prokurorit Ols Dado, i cili nga noter dhe i diplomuar me pesa u katapultua prokuror nga mikesha e tij, Ina Rama dhe ish presidenti Bamir Topi, në shkelje flagrante të ligjit.
Mirëpo shorti i çuditshëm në gjykatat shqiptare, që siç duket në dhjetë fletë është i njëjti emër, ka përzgjedhur gjyqtarin administrativ Hazbi Balliu për shqyrtimin e padisë.
Gjyqtari Hazbi Balliu ështëw një gjyqtarë i akuzuar publikisht nga kryeministri Edi Rama se ka shkelur ligjin duke marrë një vendim në favor të ndërtuesve të paligjshëm dhe në dëm të interesit publik.
Ja çfarë deklaronte Rama publikisht duke e akuzuar si sharlatan Hazbi Balliun:
Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre
Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh. Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?!
Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti!
Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi. Drejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë.
E natyrisht kjo goditje do ndikoi te ky gjyqtarë i akuzuar nga Rama në procesin gjyqësor të Veliajt për paligjëshmërin e të qenit prokuror të ish noterit Olsi Dado. Pra, me këtë gjyqtarë shpresat janë zero për zbatimin e ligjit dhe dhënien e drejtësisë, sepse korbat nuk i nxjerrin sytë njëri tjetrit. /Ekskluzive.al





