Të çudit fakti, se përse nxiton Arta Marku, të emëroi prokuror, që nuk e kanë kaluar akoma kontrollin e vettingut, kur dhe çështja e hapur në ngarkim të Tahirit, nga treshja e klanit “gështenja”, është antiligjore dhe po rezulton një tollumbac i PD-së, kur edhe sot, prokuroria nuk po gjenë asnjë provë, për të vërtetuar akuzën, të paktën përpara një shkalle gjyqësori.
Vërtet kërkesa e këtij grupi, për të burgosur Tahirin, vetëm me një lajm nga një portal i huaj, se disa të arrestuar kishin përmendur emrin e ministrit… ishte ligjore?! Ndaj lind pyetja: Kush po i shpërblen këta prokuror, pasi edhe prokurori tjetër Gentjan Osmani, u konfirmua, megjithëse kishte disa shkelje.
Sot, Elisabeta Imeraj, një ndër prokuroret e çështjes së ministrit Saimir Tahiri, është emëruar në krye të Prokurorisë së Tiranës, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës.
Në fillim në media u raportua, se në vendin e Rreshkës do ishte Genc Qana, por mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar të drejtojë prokurorinë e Tiranës./Ekskluzive.al