• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, April 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë akuzonte rëndë gjyqtarin Hazbi Balliu: Tetraplegjikët viktima të gjyqtarit, 10 persona ndërruan jetë!

April 6, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Tetraplegjikët viktima të gjyqtarit, ndërruan jetë mbi 10 qytetar nga vendimet e tij ! ILD të veprojë

1500 fituan gjyqet, por ai i mohoi të drejtën – dhjetëra humbën jetën nga vendimet e tij në Vlorë e Lushnjë

Nga viti 2005 deri në vitin 2010, mbi 1500 tetraplegjikë në të gjithë Shqipërinë fituan në gjykatë të drejtën e një pagese të parashikuar nga ligji. Çdo gjyqtar, në çdo gjykatë, ua njohu këtë të drejtë, duke u dhënë shpresë dhe siguri qytetarëve. Por një gjyqtar ka zgjedhur rrugën e kundërt: Hazbi Balliu.

Ai është i vetmi gjyqtar që ka refuzuar të zbatojë ligjin dhe t’u japë të drejtën qytetarëve. Vendimet e tij në Gjykatën e Vlorës dhe të Lushnjës kanë tronditur rëndë tetraplegjikët, të cilët prej vitit 2019 prisnin të merrnin atë që ligji ua garantonte. Nga zhgënjimi, stresi dhe humbja e shpresës, dhjetëra prej tyre kanë ndërruar jetë, duke lënë pas familje të rrënuara e të pambrojtura.

Ky nuk është më thjesht një akt padrejtësie juridike – ky është një rast që kërkon hetim penal. Sepse kur një gjyqtar, me paaftësinë ose me qëllim, vonon e mohon zbatimin e ligjit, pasojat nuk mbeten vetëm në letra: ato prekin shëndetin, jetën dhe ekzistencën e qytetarëve. Për pasojë, institucionet duhet të hetojnë edhe për ndikim të drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të tetraplegjikëve.

Hazbi Balliu nuk është thjesht një emër në listën e gjyqtarëve problematikë. Ai është bërë simbol i drejtësisë së klientelës, i proceseve të zvarritura, i vendimeve të paarsyeshme dhe i një drejtësie që shërben interesat e veta e jo qytetarët. Avokatë, ekspertë dhe vetë palët kanë denoncuar sjelljen e tij të njëanshme dhe mënyrën si i çon proceset deri në fund vetëm për të mohuar të drejtën ligjore.

Ndërkohë që kolegët e tij në çdo gjykatë tjetër të Shqipërisë kanë respektuar ligjin, Balliu ka zgjedhur të luajë rolin e “gjyqtarit të përjashtimit”, duke vënë në rrezik jetët e qytetarëve dhe duke i hequr bukën nga goja familjeve të tëra. Mbi 50 familje janë lënë pa asnjë mbështetje për shkak të vendimeve të tij.

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë (SH.A.A.SH.) kërkon hetim të menjëhershëm për rastin Balliu. Nuk mund të pranohet që në emër të drejtësisë të firmosen vendime që prodhojnë tragjedi.

Reforma në drejtësi do të mbetet një fasadë nëse gjyqtarë si Balliu nuk përballen me ligjin, jo vetëm për shkeljet procedurale, por edhe për pasojat fatale që kanë shkaktuar mbi qytetarët.

Drejtësia nuk mund të vazhdojë të jetë thikë mbi shpatullat e të pambrojturve. Sot pyetja është e qartë: a do të lejojë sistemi që gjyqtarë si Hazbi Balliu të vazhdojnë të shkatërrojnë jetë, apo më në fund do të vihet drejtësi edhe për ata që drejtësia i vrau me vendime./Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë

Next Post

Uzuni shkëlqen para syve të Messit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved