Departamenti i Shetetit Amerikan njoftoi arrestimin e mbesës dhe stërmbesës së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, kreut të Forcës Quds të Pasdaranëve, i vrarë në një sulm në Bagdad gjashtë vjet më parë. Ndërkohë është bërë një reagim zyrtar nga sekretari i shtetit Marco Rubio, përmes një pstimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”.
Ku Rubio shkruan: “Deri pak kohë më parë, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj ishin mbajtëse të një karte të gjelbër dhe jetonin në luks në Shtetet e Bashkuara. ndërsa tani janë nën kujdestarinë e agjentëve të anti-emigracionit (ICE) dhe do të dëbohen”
Marco Rubio: “Afshar është mbesa e gjeneralit të ndjerë iranian Qasem Soleimani. Ajo është gjithashtu një mbështetëse e zjarrtë e regjimit iranian, e cila ka festuar sulmet kundër amerikanëve dhe i është referuar vendit tonë si ‘Satanai i Madh. Këtë javë kam revokuar statusin ligjor si për Afshar ashtu edhe për vajzën e saj, të cilat tani janë nën kujdestarinë e ICE, në pritje për t’u dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet një strehë për shtetas të huaj që mbështesin regjime terroriste anti-amerikane”





