Teksa është e paqartë se më kë kandidat do të shkojë PS në zgjedhjet vendore të 2027 për Bashkinë e Tiranës, veterani socialist Erion Braçe ka shpallur tanimë ambicien për të garuar.
Sali Berisha e cilëson si “përfaqësues i një partie që është zhdukur pa nam e nishan në një kohë se partitë e kthyera në kotece të pulave që vetëm kakarisinë janë partia private e tij Rithemelimi e mbetur nga ish PD dhe Partia e Lirisë ish LSI dhe natyrisht që Berisha shikon ëndrra me sy hapur, sepse se si mund të jetë PS një partie zhdukur kur ka të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe 83+3 deputet këtë vetëm nje i marrë mund ta thotë.
Ja humori i tij për kandidaturën e Braçes që të bënë për të vjellë dhe…
“Ai është, ose mbahet si socialisti, si një përfaqësues i një partie që është zhdukur pa nam e nishan. Por nuk është zhdukur, por ka marrë trajtën e re, sepse kjo parti lindi në krim.
Ndaj dhe më mirë të mos komentoj për problemet e tyre. PD do tu ofrojnë qytetarëve të Tiranës, kandidaturën më të shkëlqyer, do të bëjë gjithçka një front më të gjerë me të gjithë opozitën”, tha Berisha./Ekskluzive.al





