Eva Murati, e cila eshte e dashura e djalit te ish kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka shmangur cdo pergjigje ne lidhje me nenen e partnerit te saj, teksa ishte sot ne emisionin Rudina ne Tv Klan, ku ka folur per filmin historik më të ri shqiptar “Njeriu me këmishë”.
Pjesë e kastit të aktorëve qe luajne aty është edhe Eva Murati.
Gjatë emisionit drejtuesja Rudina Magjistari pyeti Muratin se si e ka pritur i dashuri i saj Genar Topalli dhe politikania Jozefina Topalli rolin e saj në këtë film, por ajo preferoi të mos komentojë këtë pjesë duke thënë se çdokush do ta mbështeste një film të tillë.
Magjistari: Me të dashurin tënd sigurisht që ke diskutuar për filmin dhe për rolin tënd, cili ka qenë komenti i tij?
Murati: Do doja të vija një herë tjetër për të folur për të gjitha këto, sot jam duke folur për filmin dhe nuk dua t’ia marr vëmendjen .
Magjistari: Si ka pëlqyer ky rol atij?
Murati: Le të mos bëjmë lajm me këtë…
Magjistari: Unë pyetjen time në fakt do kisha dashur ta avancoja. Do isha shumë kurioze për Znj. Jozefina Topalli. Nuk e di çfarë raporti keni dhe nëse ajo e di për filmat që ti luan dhe nëse të ka mbështetur për këtë film që ka këtë sfond historik pas? Kam përshtypjen që ajo do të ishte tifoze dhe nëse do të duhet të zgjidhte mes roleve të tua ndoshta ky do të ishte i preferuari i saj?
Murati: Padyshim që gjithkush do ta mbështeste një punë të tillë dhe një film të bërë shumë mirë. Është një film që ka patur shumë punë, shumë mund dhe me njërëz shumë të talentuar. Por nuk do të doja të flisja më shumë për këtë.