• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vilma Nushi futi 3 milionë euro tek kulla e kokainës që ka sekuestruar SPAK, paratë i vodhi me ‘check up-in’ përmes faturimeve fiktive, zhvatje e pastrim parash me tre motrat, të birin, burrin, nipin dhe burrin e mbesës

April 9, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Vilma Nushi është gruaja që personifikon pandëshkueshmërinë në Shqipëri si ‘ustalleshë’ e aferës korruptive të koncensionit të check up-it, ku vetëm me analiza të pakryera dhe rimburismin e padrejtë të TVSH, sipas KLSH-së, ka futur në xhep mbi 6 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. SPAK ka hapur një dosje, por hetimet po ecin me hapin e breshkës.

Vilma Nushi e kontrollon koncensionin korruptiv të check up-it përmes kompanisë së saj kryesore të shitjes së mallrave MARKETING & DISTRIBUTION, e cila ka 80 % të aksioneve të kompanisë koncensionare 3P Life Logistic, zotëruese e koncensionit. Përmes kompanisë MARKETING & DISTRIBUTION ndan divident nga 2 deri në 3.5 milionë euro në vit.

Bazuar në gjetjet e Kontrollit të Lartë e Shtetit divendenti i ndarë nga Vilma Nushi është produk i vjedhjes së parave publike në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë që mbikqyrin koncensionin korruptive të check up-i, por edhe rrugëve të tjera, gjithnjë duke futur dorën në xhepin e shqiptarëve.

Paratë e vjedhura nga buxheti i shtetit, Vilma Nushi po tenton t’i investojë në pasuri të paluajtshme, duke konsumuar në mënyrë të përsëritura veprën penale të pastrimit të parave. Rreth 3 milionë euro Vilma Nushi i ka hedhur vetëm tek kulla bosit të kokainës Ervin Mata, tek ish Ekspozita, ndërsa miliona euro po i pastron përmes dy motrave, Niki Gleoudi e Dorothea Gleoudi, me banim në Selanik.

Teksa njërën motër, Majlinda Hidon, Vilma Nushi e përdor për vjedhje me tendera, dy motrat e tjera ‘greke’ po i përdor për pastrim parash, pasi përmes të cilave ka blerë 15 mijë m2 në zonën Katundi i Ri- Kashar, për ndërtim.

Kulla e sekustruar, Vilma Nushi përzien paratë e korrupsionit me paratë e kokainës

Në vitin 2018, një vit para se Edi Rama të jepte lejen për kullën 200 milionë euro tek ish Ekspozita Shqipëria Sot, Vilma Nushi ka kaluar 1 milionë euro në llogarinë e kompanisë Victoria Construction që po ndërton kullën, sipas SPAK me para që vijnë nga trafiku i kokainës. Pasi Edi Rama miratoi lejen për kullën e sekustruar nga SPAK-u, Vilma Nushi ka kaluar edhe mbi 2 milionë euro të tjera në llogari të kompanisë ndërtuese

Mbi 3 milionë euro në llogarinë e kompanisë Victoria Construction që po ndërton kullën, Vilma Nushi i ka kaluar pikërisht përmes “Marketing Distribution”, kompanisë së famshme të “check up”-it.

Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se kompania e ndërtimit “Victoria Construction”, përdoret si ‘lavatriçe’ për pastrimin e parave të trafikut të kokainës, me protagonist Ervin Matën, në kërkim nga drejtësia në Brazil dhe drejtësia shqiptare për trafikimin e 1 ton kokainë.

Kompania është në pronësi të biznesmenit Luan Mata, i cili është babai i Ervin Matës, në kërkim për trafik kokaine, i njohur edhe për lidhjen me këngëtaren Elvana Gjata si dhe për masakrën në ish Bllok (përplasja me Ervis Martinajn).

Kompania e ndërtimit “Victoria Construction”, sipas SPAK-ut, kamuflon edhe kullën e famshme te ish Ekspozita Shqipëria Sot, me emrin “Ekspozita Building”, 93 metra e lartë, një investim me vlerë mbi 200 milionë euro.

Karteli familjar, motra, kunati, dhëndri, burri dhe nipi

Kompania 3P Life Logistic zotëror koncensionin korruptiv të check up-it. Vilma Nushi e kontrollon koncensionin korruptiv të check up-it përmes kompanisë së saj kryesore të shitjes së mallrave MARKETING & DISTRIBUTION, e cila ka 80 % të aksioneve të kompanisë koncensionare 3P Life Logistic.

20 % të aksioneve në kompaninë koncensionare 3P Life Logistic i zotëron kompania farmaceutike Trimed, përfituese e rreth 1300 tendera në shëndetësi me vlerë rreth 40 milionë euro.

Kompania Trimed është themeluar në vitin 2004. Në 16 qershor të vitit 2008, Avenir Peposhi i ka dhuruar Vilma Nushit 50 % të aksioneve të kompanisë Trimed.

Në 24 mars 2017, Vilma Nushi i shet 50 % të aksioneve të kompanisë Trimed, për 300 mijë euro, shtetasit britanik, Dominic Noel William, i cili është bashkëshorti i mbesës së Vilma Nushit, Ledina Hido (vajza e Majlinda Hido, motra e Vilma Nushit).

E kamufluar me burrin e mbesës, Vilma Nushi përlau miliona euro tendera edhe me kompaninë Trimed. Në 20 gusht 2019, Dominic Noel William Evans i shet 50 % të aksioneve që zotëronte te Trimed shtetasit Endrit Hido për 300 mijë euro.

Endrit Hido është nipi i Vilma Nushit. Aksionet e kompanisë Trimed Vilma Nushi i kaloi nga duart e saj, në duart e dhëndrrit dhe më tej tek nipi, si person i besuar.

Nga viti 2019, kompania Trimed ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 16 milionë euro, ndërsa nga viti 2015 ka marrë rreth 40 milionë euro. Pjesa tjetër e aksioneve, kontrollohet nga Shani Peposhi përmes të bijës, Gentiana Peshkatari (Peposhi).

Kompania e barnave Riofarma SHPK është një tjetër subjekt i sajuar nga Vilma Nushi, për t’a përdorur në procedurat e tenderave fiktivë. Këtë kompani, Vilma Nushi e kishte kaluar në emrin e kunatit të saj, burrit të motrës, Edmond Hido.

Administratore e kësaj kompanie ka qenë Remila Abazi, punonjëse e Vilma Bushit tek kompania Trimed. Në vitin 2020, Vilma Nushi i shet vetes kompaninë Riofarma, duke e kaluar në pronësi të kompanisë së 1300 tenderave Trimed, të cilën e kontrollonte përmes nipit të saj, Endrit Hido.

Kompania Riofarma, e përdorur në punë të pista, u përthith nga kompania Trimed në qershor të vitit 2024, një përpjekje kjo për të zhdukur gjurmët e Riofarmës.

90 tendera përmes motrës dhe të birit

Vilma Nushi, përmes motrës së saj Majlinda Hido dhe të birit Erjon Nushi kontrollon edhe kompaninë e tregtimit të mallrave të ndryshme Interlogistic shpk, e cila ka fituar 90 tendera publikë me vlerë miliona euro.

Biznesmenia Majlinda Hido, motra e oligarkes Vilma Nushi, fiton çdo tender ku merr pjesë, falë lidhjeve të forta me qeverinë të krijuara nga Vilma Nushi.

Majlinda Hido ka 55 % të aksioneve në kompaninë e tenderave klientelistë Interlogistic shpk. 15 % të aksioneve i ka Erjon Nushi, i biri i Vilma Nushit. 15 % të aksioneve i ka Endrit Hido, i biri i Majlinda Hidos. 15 % të aksioneve i ka Bensik Nushi, administrator është Edmond Hido, kunati i Vilma Nushit.

Faktet tregojnë për një kartel familjar, i cili duke korruptuar zyrtarët publikë, vjedh paratë publike dhe më pas angazhohet për të zhdukur gjurmët e aferave korruptive.

Vjedhja me analiza fiktive

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konfirmuar përmes disa raporteve dhe raportimeve në Kuvend se koncensionari i Check up-it ka përvetësuar rreth 4 milionë euro para publike për shërbime të pakryera.

Dëmi ekonomik u deklarua për herë të fundit në korrik të vitit 2024, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu, e cila tha se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%.

Paratë kanë shkuar në xhepat e biznesmenes Vilma Nushi, ortake me Arben Ahmetajn, në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

(Madje, Ahmetaj, dhëndrin e Vilma Nushit, Endrit Duçka, e kishte emëruar drejtor të Pronës Publike, duke kaluar disa pasuri publike në pronësi të shokëve të Ahmetajt).

Jo vetëm kaq. Por, KLSH ka zbuluar se vetëm gjatë një viti, Vilma Nushi ka përfituar në mënyrë të padrejtë edhe 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme. Edhe kjo vjedhje është zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në FSDKSH për vitin 2022. Nga auditimi i veprimtarisë është konstatuar se FSDKSH nën drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirlit kanë paguar me para publike Vilma Nushin për 20 172 analiza të pakryera.

Raportet e KLSH-së tregojnë se skema e vjedhjes së parave publike nga Vilma Nushi ka vijuar nga viti 2015 deri në vitin 2022.

Gjatë vitit 2022, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është drejtuar nga Albana Adhami, një nga hajdutet më famëkeqe të parave publike në shëndetësi si dhe koka e disa skemave të mashtrimit me barnat e rimbursueshme.

Kryetare e Këshillit Administrativ të Fondit, për periudhën 2017- 2023, ka qenë Ogerta Manastirliu, pasi ishte ministre e Shëndetësisë, sot nën hetim nga SPAK për disa afera korruptive. Pra, Albana Adhami dhe Ogerta Manastirliu kanë drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Koncensioni i denoncuar si korruptiv nga Kontrolli i Lartë i Shtetit po hetohet nga SPAK prej më shumë se sa 4 vitesh, procedimi nr. 122 i vitit 2020. Nuk kuptohet se pse SPAK mban një dosje në dorë që nga viti 2020 kur vjedhja është faktuar me dokumente nga KLSH.

Lojëra fati dhe pastrim parash

Gjurmët e oligarkes Vilma Nushi dalin edhe te biznesi i lojërave të fatit. Ajo i ka besuar motrës së saj Majlinda Hido kompaninë e lojërave të fatit Zbulo Fatin shpk. Nga viti 2002 deri në vitin 2008, Vilma Nushi hapi disa pika lojërash fati në Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër etj., duke qarkulluar miliona euro.

Zhdukja e kompanive të aferës me impulset telefonike

Vilma Nushi ka marrë pjesë edhe në zhdukjen e kompanisë së korrupsionit Hermes të Arben Ahmetajt, me të cilën i vodhi Albtelekom miliona euro me impulset telefonike deri në vitin 2004.

Deri në vitin 2016 Albtelekom ishte në gjyq me kompaninë Hermes, të cilës i kërkonte t’i kthente 12 milionë euro.

Afera u mbyll me marrëveshje në vitin 2016 nga Arben Ahmetaj, kur ishte ministër Financash. Albtelekom hoqi dorë nga pretendimet ndaj kompanisë Hermes. Kujtojmë që Ministria e Financave ishte aksionere te Albtelekom.

Hermes u përthith nga kompania H-Communication me aksionere Vilma Nushin. Ndërkaq, në vitin 2011 kompania H-Communication u përthith nga kompania One Albania, një tentakulë e hungarezëve në Shqipëri, të lidhur me qarqe ruse.

Para se të kamuflonte kompaninë Hermes të aferës 50 milionë euro me impulset telefonike, në vitin 2007, Vilma Nushi themeloi kompaninë Photon me oligarkun Pandeli Garo, duke ngritur një rrjet dyqanesh të shitjes me pakicë të kartave rimbushese të telefonisë levizëse, duke qarkulluar paratë dhe hyrë në një raport korruptiv me Hermes.

Next Post

Letra e pazakontë e Ylli Rakipit për Berishën në Prill 2008... disa sekrete përvëluese të Doktorit

Industria ushtarake: Kush janë 5 kompanitë bashkëprodhuese të armatimeve dhe aksesorëve deri te uniformat e KAYO-s së Ardi Veliut?

IconStyle “Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vite burg për vdekjen e Matthew Perry

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved