• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, April 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I’u mohua leximi i akteve hetimore, Veliaj në Kushtetuese: Zhbëni kalimin e dosjes në gjyq! Ligji i bën gjyqtarët e GJKKO “vartës” të SPAK

April 10, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Erion Veliaj i kërkon Kushtetueses shpalljen antikushtetues të nenit 14 të ligjit për SPAK e GJKKO, pasi sipas tij e bën gjyqtarin të varur. Veliaj dhe avokati i tij thonë kjo çështje është një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend.

Erion Veliaj thotë se i gjithë procesi ndaj tij në seancë paraprake është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe ligji, pa respektuar asnjë procedurë dhe për këtë duhet të zhbëhet. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit për kalim në gjyq të gjyqtares së seancës paraprake Etleva Deda dhe çdo seancë tjetër që është bërë më pas në gjyqin e themelit.

Në dokumentin 60 faqësh, Veliaj, përmes avokatit të tij Plarent Ndreca argumenton se i është mohuar mbrojtja efektive pasi nuk është njohur me aktet sipas ligjit, është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave ku ai duhet të mbrohet i lirë.

“Vetëm dosja e depozituar në gjykatë përbën bazën autentike dhe të plotë mbi të cilën duhet të ushtrohet mbrojtja. Si rrjedhojë, është detyrim i drejtpërdrejtë i gjykatës të sigurojë që kjo dosje t’i vihet në dispozicion të pandehurit në mënyrë të plotë, të aksesueshme dhe funksionale. Çdo referim në akte të mëparshme të njohura gjatë hetimit nuk mund të zëvendësojë këtë detyrim, pasi përndryshe mbrojtja detyrohet të operojë mbi një bazë të pasigurt dhe potencialisht të paplotë, duke rrezikuar seriozisht saktësinë dhe efektivitetin e kundërshtimit të akuzës. Në këtë kuptim, mungesa e vënies në dispozicion të dosjes gjyqësore në formën e saj përfundimtare cenon drejtpërdrejt të drejtën për mbrojtje dhe e bën procesin materialisht të pabarabartë”, thuhet në kërkesën e Veliajt.

Në mënyrë flagrante është shkelur edhe parimi i ‘barazisë së armëve’ thotë mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre prokuroria ka vepruar në avantazh të plotë procedural dhe gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

“Sjellja e gjyqtares gjatë gjithë seancës, refuzimi sistematik i kërkesave minimale të mbrojtjes dhe pranimi i pakushtëzuar i qëndrimeve të prokurorisë krijojnë objektivisht bindjen se gjykata nuk po qëndron në pozicion neutral, por është shndërruar në një palë në proces. Këto rrethana, të vlerësuara në dritën e testit objektiv të paanshmërisë, janë të mjaftueshme për të krijuar një dyshim të arsyeshëm dhe të përligjur mbi mungesën e paanshmërisë së gjyqtares. Në rastin konkret, disavantazhi në të cilin Gjykata e ka vendosur z. Veliaj nuk është thjesht “i dukshëm”, por ekstrem, i pakapërcyeshëm dhe material: Prokuroria ka ndërtuar akuzën mbi një volum prej rreth 60.000 faqesh, të cilat i ka mbledhur vetë dhe pasur në dispozicion për muaj të tërë; ndërsa z. Veliaj, për shkak të mosdhënies së dosjes në format të lexueshëm dhe praktik, si dhe për shkak të afatit krejtësisht jo-realist, është vendosur në një pozitë ku mbrojtja bëhet iluzore, jo faktikisht e ushtrueshme”, argumentohet në kërkesë.

Kjo sjellje e gjyqtares sipas mbrojtjes së Veliajt e ka një shpjegim dhe ajo lidhet me vetë ligjin.

“Gjyqtarja e seancës paraprake, nuk mund të konsiderohet as e pavarur dhe as e paanshme ndaj Prokurorisë së Posaçme, për shkak të një raporti të qartë varësie institucionale që buron nga vetë kuadri ligjor në fuqi. Në bazë të nenit 14 të ligjit nr. 95, datë 6.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Prokuroria e Posaçme ushtron kompetencën për hetimin penal të gjyqtarëve të posaçëm, përfshirë edhe gjyqtaren që shqyrton kërkesën e saj në fazën e seancës paraprake. Kjo do të thotë se pala që paraqet akuzën dhe kërkon kalimin e çështjes për gjykim është njëkohësisht organi që ka autoritetin ligjor për të ushtruar ndjekje penale ndaj gjyqtares që duhet të vendosë mbi këtë kërkesë”, thuhet në dokument.

Pra ligji për SPAK dhe GJKKO sipas mbrojtjes së Veliajt në nenin 14 të tij, që thotë se gjyqtarët e posaçëm mund të hetohen nga prokurorët e posaçëm e pamundëson pavarësinë e togave të zeza, ndaj organit të akuzës që në fakt do të duhet ta mbikëqyrin. Për këtë arsye Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta shpallë në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit këtë nen.

“Pavarësisht se në Kushtetutë u parashikua në mënyrë eksplicite dhe shteruese rrethi i funksionarëve të lartë, akuzat penale ndaj të cilëve hetohen dhe ndiqen penalisht nga Prokuroria e Posaçme dhe gjykohen nga gjykatat e posaçme, si dhe përmes dispozitave kushtetuese nuk u autorizua ligjvënësi për të shtuar me ligj rrethin e këtyre funksionarëve, përmes nenit 14 të ligjit nr. 95/2016, ligjvënësi shtoi rrethin e “funksionarëve të lartë” të cilët janë brenda kompetencave të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, por çuditërisht nuk janë brenda kompetencave të gjykatave të posaçme. Kjo sepse përmes nenit 14 të ligjit nr. 95/2016, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme ju njoh kompetenca për hetimin dhe ndjekjen penale të tyre për shkak të funksionit, pavarësisht llojit të veprës penale për të cilën mund të akuzohen, por kompetenca për gjykimin e prokurorëve ose gjyqtarëve të posaçëm nuk ju njoh gjykatave të posaçme në asnjë dispozitë të ligjit nr. 95/2016 dhe nuk ju njihet gjykatave të posaçme përmes ndonjë dispozite tjetër ligjore në fuqi”, argumentohet në kërkesë.

Kryebashkiaku Veliaj dhe avokati Ndreca thonë se bazuar në parashikimet kushtetuese në fuqi, kompetencën për hetimin dhe ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm nuk e ka Prokuroria e Posaçme, këtë kompetencë Kushtetuta ja njeh prokurorisë së zakonshme.

Në fund Veliaj ka edhe një kërkesë tjetër që lidhen thelbësisht me depozitimin e ankesës së tij në Kushtetuese. Legjislacioni aktual nuk ia lejon Veliajt asnjë ankimin e vendimit të seancës paraprake në dy drejtime, e para sepse Kodi i Procedurës Penale e thotë që tekstualisht në nenin 332/gj se “Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim” dhe e dyta sepse më parë duhen ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, pra mjetet efekteve. Por mbrojtja e Veliajt i ka argumentuar se pse sipas tyre këto nuk ia pengojnë dorëzimin e kërkesës në Gjykatë Kushtetuese. Kriteri i “shterimit të mjeteve juridike” është plotësuar thotë avokati sepse mjetet mungojnë në mënyrë formale dhe si rrjedhojë janë të pazbatueshme dhe jofunksionale edhe në aspektin praktik e substancial. Kjo për shkak se Kodi e ndalon, dhe çështja nuk mund të çohet në shkallë të parë, në apel apo eventualisht më pas në Gjykatë të Lartë. Për këtë arsye Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e pikës 1 të nenit 332/gj të Kodit Procedurës Penale pasi bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Përjashtimi i çdo forme ankimi ndaj vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq i jep gjyqtarit të seancës paraprake një pushtet vendimmarrës të pakontrolluar, i cili nuk i nënshtrohet asnjë verifikimi nga një instancë më e lartë gjyqësore. Në këto kushte, vlerësimi mbi ekzistencën e provave të mjaftueshme, mbi qartësinë dhe ligjshmërinë e akuzës, si dhe mbi respektimin e garancive procedurale mbetet ekskluzivisht në diskrecionin e një gjyqtari të vetëm, pa asnjë mekanizëm korrigjues”, argumenton Veliaj.

Në njoftimin për mediat për kërkesën në Kushtetuese, Veliaj dhe avokati i tij shkruajnë se kjo betejë nuk është thjesht një çështje individuale. Është një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend.

“Ne do të përdorim çdo mjet ligjor për të garantuar që Kushtetuta dhe standardet evropiane të mos mbeten deklarative në letër, por të zbatohen realisht, ashtu siç sovrani, populli shqiptar, ka shprehur vullnetin e tij përmes miratimit të Kushtetutës”, njofton mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u zhvillua më 3 prill, ku treshja gjykuese i dha 2 javë kohë avokatit Ndreca të njihet me dosjen dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 15 prill.

Next Post

Nenin 34 i Kushtetutëse ndalon dënimit 2 herë për të njëjtën vepër penale! Gjyqtarët sharlatan nuk janë analfabet funksional por të pacipë, që masakrojnë qytetarët duke shkelur ligjin

Apeli i GJKKO e ktheu në burg për 10 ditë, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako rekurs në Gjykatën e Lartë

GJL nisi rishikimin e praktikës së arrestit! Beqaj ironizon opozitën dhe Berishën: Do vazhdoj të qëndroj në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi! Mos u "frikësoni", asnjë vendim nuk lidhet me rastin tim

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved