Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari, duke e cilësuar fitoren e opozitës së drejtuar nga Péter Magyar si një moment të rëndësishëm për orientimin evropian të vendit.
“Hungaria votoi per qendren e djathte, per partine TISZA antare e PPE, per konservatorizmin social, familjen e Europes se Bashkuar.
Tashme qe maxhoranca parlamentare e Magyar eshte “vulosur”, drejt 2/3 te vendeve, duket se mesazhi per kahen europiane te Hungarise, ishte i rendesishem.
Magyar me kolonat e tij politike:
1- Lufta me korrupsionin si leitmotiv i fushates.
2- Politikat ekonomike te Qendres se Djathte me taksat e ulta.
3-Forcimi i lidhjeve dhe rolit te Hungarise ne BE, duke synuar edhe ne reformimin e aparatit te Brukselit.
4-Qendrimi ne linjat e konservatorizmit social.
Siguroi kete fitore, duke konfirmuar rrugen europiane te atij vendi te rendesishem edhe per Europen vete.
Por sidoqofte duket se perballimi me korrupsionin perbente karten me te forte politike te Magyar.
Qytetaret, me shume te drejte jane tejet te ndjeshem ndaj korrupsionit.
Kjo ndoshta ndan shoqerite e civilizuara nga anakroniket.
Shoqerite ku mund te votohet lire nga ato ku votimet manipulohen, si nen rregjimin e Tiranes!”, shkruan Tritan Shehu



