Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë është shënuar te kryqëzimi i Laprakës, ku nuk dihet ende identiteti i viktimës. Shqiptarja.com sjell foto nga vendngjarja, ku shihet trupi i viktimës në rrugë, si dhe policia e ambulanca.
Nga të dhënat e para mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje këmbësorin, i cili ka qenë duke kaluar te vijat e bardha. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë dhe lagështira në rrugë, për shkak të motit me reshje shiu.