• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mesazhi i deputetit shqiptar në Suedi, Arbër Gashi: Duhet një platformë për diasporën, bashkëpunimi jo vetëm përmes ambasadës

April 15, 2026
in Diaspora

Mbi 1000 shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë në samitin e katërt të diasporës.

Sikurse edhe në samitet e tjera, synohet marrja e më të mirës prej vlerave të shqiptarëve jashtë vendit, e sidomos ekspertiza e tyre e pasur në shumë fusha, në një kohë kur Shqipëria, deri 2030, synon anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.

Arbër Gashi është një prej dy deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Suedisë. Nga samiti i diasporës, në një intervistë për Top Channel, thotë se shqiptarët kudo ku janë në botë kanë shumë se çfarë mund të japin për Shqipërinë.

– Çfarë kërkon diaspora nga ky samit?
– Kërkon jo vetëm akomodim turistik si shumë herë. Kërkon reforma, sikurse dhe shtetet që përfaqësojmë. Unë jam shtetas suedez, kam lindur e rritur atje, dhe kërkesat që ka shteti suedez dhe unë janë reforma në drejtësi, liri e medias dhe ngritje e standardit për punëtorët e zakonshëm në Shqipëri drejt rrugëtimit të saj në BE. Këto janë kërkesat që ne mbajmë.

– Çfarë kontributi mund të japë diaspora në zhvillimin ekonomik, po ashtu edhe politik të Shqipërisë?
– Dakordimi politik besoj se ka munguar deri tani. Unë jam deputet i Parlamentit Suedez. Ditën e parë të mandatit tim, takimin e parë që kam pasur në ambasadën e Shqipërisë me ambasadoren Albana Dautllari jemi dakorduar për shumë gjëra. Kemi ngritur mocione në parlamentin e Suedisë dhe kjo është forma si do të veprohet. Jo vetëm me fjalë e fjalime, por me vepra.

– A besoni se shteti shqiptar është duke bërë sa duhet dhe shkon përtej retorikës kur vjen puna për ta përfshirë diasporën në jetën e vendit?
– Absolutisht. Unë flas nga përvoja ime. Jemi në dakordësi; çdo herë ka festa të mëdha apo punë që duhet bërë, jemi në bashkëpunim dhe, sipas përvojës time, jemi shumë, shumë mirë. Por shembulli suedez, siç e përfaqësoj unë, besoj që mund të adaptohet edhe në vende të tjera.

– Çfarë prisni të prodhojë ky samit?
– Që të jemi akoma më të dakorduar dhe të kemi një platformë më praktike se si ne bashkëpunojmë. Kontaktet mos të jenë nëpër ambasada të largëta, por kontakte në rrugë më të shkurtër dhe të punojnë sa më shumë bashkërisht. Kjo është e vetmja që unë pres prej samitit.

Next Post

Luis Hasa, e ardhmja “mister”! Sulmuesi i ri shqiptar pritet të kthehet te Napoli gjatë verës

Trump sulmon sërish Papa Leoni XIV dhe NATO-n

“Një ambasador i Shqipërisë së rilindur”! Rama ndan foton, teksa i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të New York, Eric Adams

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved