Zhbllokohet sistemi i drejtësisë. Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj po shkon drejt zgjidhjes duke bërë kështu të mundur panevojshmërinë e konsensusit mes tre partive kryesore; PS-PD-LSI për votimin e ligjit të magjistratëve.
Nga 57 subjekte të verifikuara, kanë kaluar me sukses Vetingun 23 gjyqtarë dhe prokurorë. Në këtë grup prej 57 subjektesh, janë 13 kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku që të gjithë janë verifikuar. Nga 13 kandidatë për KLGJ, kanë kaluar Vetingun me sukses 9 kandidatë, një ka dhënë dorëheqjen dhe 3 janë djegur. Në grupin prej 57 subjektesh, janë 18 kandidatë për KLP. Nga 18 kandidatë, kanë kaluar me sukses Vetingun 8 kandidatë.
Deri më tani janë verifikuar 48 nga 57 prokurorë dhe gjyqtarë të grupit të parë.
KLGJ dhe KLP
KLGJ dhe KLP janë të ngarkuara me ligj për të shpallur numrin e kandidatëve për prokurorë dhe gjyqtarë që do të pranohen në formimin fillestar si dhe për të emëruar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj që dalin nga Shkolla e Magjistraturës. KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë. Nga pesë anëtarë janë zgjedhur nga Parlamenti sipas një procedure ligjore, ndërsa nga gjashtë anëtarë zgjidhjen nga gjyqësori, në radhët e kandidatëve që duhet të kalojnë Vetingun.
Siç raporton ”Shqiptarja.com” kandidatët që zgjidhen nga gjyqësori janë në listën e grupit të parë prej 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjatë javëve të para të procesit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kalonte në sitën e Vetingut vetëm nga një gjyqtar dhe prokuror në javë. Me këtë ritëm procesi parashikohej të zgjatej një vit. Në këto kushte, mazhoranca propozoi një ndryshim në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar mundësinë Shkollës së Magjistraturës për të pranuar një numër sa më të madh kandidatësh për prokurorë dhe gjyqtarë të rinj, si dha për të ngarkuar KLD për emërimin e tyre.
PD dhe LSI refuzuan miratimin e projektligjit pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve. Kur politika dështoi për të prodhuar një zgjidhje, zgjidhja po vjen nga vetë sistemi i ri. Komisioni i Vetingut po shteron listën me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë, të cilët po kalojnë në filtrin e trefishtë të Vetingut.
Konsensusi politik i panevojshëm
Me ritmin e ditëve të fundit, procesi i rivlerësimit të listës së parë me 57 prokurorë dhe gjyqtarë përfundon brenda muajit gusht. Për ngritjen e KLGJ mund të nisë puna që sot, ndërsa për ngritjen e KLP në shtator. Avancimi i këtij procesi e bën të panevojshme konsensusin mes PS, PD dhe LSI për të votuar ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu, përpos emërimeve të reja në drejtësi, ngritja e KLP dhe KLGJ i jap rrugë edhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, organe të cilat përbëjnë atë që quhet SPAK, e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.
Subjektet e kontrolluara nga grupi i parë prioritar
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Artan Zeneli, Gjykata e Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Prokuroria e Tiranës, shkarkuar
Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, konfirmuar
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, konfirmuar
Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar
Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, konfirmuar
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar
Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, konfirmuar
Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, konfirmuar
Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, konfirmuar
Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar
Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, konfirmuar
Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, konfirmuar
Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës, konfirmuar
Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, konfirmuar
Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, konfirmuar
Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, konfirmuar
Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, konfirmuar
Gentjan Medja, Gjykata Administrative Shkalla e Parë, konfirmuar
Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar
Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, konfirmuar
Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar
Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranë, konfirmuar
Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme, konfirmuar
Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë, konfirmuar
Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, kontrolluar
Artur Malaj, Gjykata Administrative të Apelit, kontrolluar
Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kontrolluar
Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës, ka dhënë dorëheqjen