• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, April 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Masakra e 21 janarit/ Rezolutë për SPAK! Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga Kuvendi: Hetimet po zvarriten qëllimisht

April 16, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Kur kanë kaluar 2 vite e gjysmë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut dhe 2 vite nga Gjykata e Lartë, të cilat urdhëruan zbulimin e përgjegjësve të vërtetë të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në SPAK nuk ka ende një konkluzion të hetimeve.

Për Mark Nikën, xhaxhain e Aleks Nikës të vrarë 15 vite më parë para Kryeministrisë, kjo tregon një mungesë vullneti në Prokurorinë e Posaçme për të avancuar me hetimet. Kjo e ka detyruar të moshuarin të ngjitë këtë të enjte shkallët e sallës së seancave plenare për t’i dorëzuar një kërkesë kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Burime për Report Tv bënë me dije se Mark Nika i ka kërkuar Ballës ndihmën e Kuvendit për të ndikuar në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Qoftë edhe një rezolutë e miratuar në Kuvend si thirrje për prokurorët e posaçëm për këtë krim të rëndë shtetëror do të ndihmonte shumë në këtë drejtim mësohet t’i ketë thënë Nika deputetit të PS.

Sipas tij nuk po zbatohen kërkesat e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë që e urdhëruan zbardhjen e rolit të zinxhirit komandues të gardës, përfshi ish Kryeministrin Berisha, në këto vrasje. Kuvendi ka detyrimin të ndërhyjë mësohet të ketë thënë Mark Nika, edhe për faktin se është i vetmi institucion që mbikëqyr SPAK në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Tre javë me parë Mark Nika pati një takim edhe me kryeprokurorin e SPAK Klodian Braho, të cilët ia tha në zyrë se çështja është duke u zvarritur dhe se ende sot pas 15 vitesh nuk janë thërritur as për tu pyetur të gjithë personat që kanë dijeni.

SPAK po heton 4 vrasjet e protestuesve në bulevard prej gati 2 vitesh, që prej 15 korrikut 2024 kur regjistroi çështjen pasi Gjykata e Lartë urdhëroi nisjen e hetimeve.

Që nga ai momenti SPAK ka marrë në pyetje një sërë ish-zyrtarësh të lartë të shtetit që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes. Para prokurorëve janë paraqitur ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili është marrë në pyetje me kërkesë të tij. Ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu, pas një përpjekje të dështuar për të zvarritur dëshminë e tij, u paraqit në SPAK më 19 nëntor të vitit të kaluar. Që prej atij momenti asnjë zhvillim i ri nuk është komunikuar nga Prokuroria e Posaçme.

Next Post

Irani sfidon Trump për Italinë: S’kemi arsye ta godasim Romën, e duam popullin italian, futbollin dhe ushqimin

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

Balla diskretiton publikisht Agron Shehajn: Je një gjobaxhi i damkosur, i vure gjob një biznesi! Mashtron dhe për tregun e karburanteve

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved