• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Endrit Shabani rivalizon Dash Sulёn: nga Avokat i Popullit në “kryeinspektor banesash” me task-forcë

April 17, 2026
in Aktualitet, Debat

Endrit Shabani rivalizon Dash Sulёn: nga Avokat i Popullit në “kryeinspektor banesash” me task-forcë

Deklaratat e fundit të Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, pas zjarrit në pallatin pranë QSUT, kanë lёnё gojёhapur jo pak veta.

Në vend që të fokusohet tek përgjegjësia institucionale dhe mbrojtja e qytetarëve përballë administratës, Shabani gjatё prezantimit tё raportit vjetor tё institucionit qё ia lanё tё drejtojё, ka njoftuar ngritjen e një task-force për hetimin e sigurisë së banesave në Tiranë – një iniciativë që ngre pikëpyetje të forta mbi kompetencat dhe misionin e Avokatit të Popullit.

Deklarata e tij erdhi në këtë formë:

“Zjarri i rënë zbuloi se institucionet janë të papërgatitura. Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimin social”.

Avokati i Popullit është një institucion që ka për detyrë të mbrojë qytetarët nga abuzimet e administratës dhe të evidentojë shkeljet e të drejtave të tyre, jo të ndërmarrë funksione teknike apo inspektuese mbi sigurinë e ndërtesave. Këto janë kompetenca të qarta të pushtetit vendor, inspektoriateve dhe strukturave të specializuara.

Ngritja e një “task-force” për kontrollin e banesave nga një institucion që nuk ka as mandat teknik dhe as përgjegjësi ligjore në këtë fushë, duket më shumë si një zhvendosje e rolit sesa një zgjidhje reale.

Ironikisht, vetë raporti që Shabani prezantoi për vitin 2025 evidenton një sërë problemesh të thella që bien pikërisht në fushën e veprimit të institucionit të tij: ankesa të shumta ndaj Kadastrës, vonesa të gjata në sistemin gjyqësor, mungesë dëmshpërblimesh për përmbytjet e vjetra dhe trajtim problematik i të miturve nga policia.

Këto janë çështje ku Avokati i Popullit pritet të jetë zëri kryesor i qytetarëve përballë shtetit. Por në vend të një qëndrimi të fortë për këto probleme, fokusi është zhvendosur tek iniciativa që nuk lidhen aspak me funksionin kushtetues të institucionit.

Me sa duket, më shumë sesa për një zgjidhje konkrete për sigurinë e banesave, deklarata ngjan si një përpjekje për të prodhuar reagimin e radhës publik, ndërkohë që problemet e vёrteta të qytetarëve me administratën vijojnë të mbeten aty ku kanë qёnë.

Next Post

AKSHI, grup ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ se tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit

Veliaj kallëzon penalisht “kallëzuesit” inekzistentë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”

Përplasje fatale nga treni, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare ish-portieri i Juventusit, Alexander Manninger

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved