Katër rojet, Jennifer Owens, Katera Stevenson, Chania Brooks dhe Tiffany Linder kanë mbetur shtatzënë edhe pse White ndodhej pas hekurave. Madje Owens kishte tatuazh emrin e keqbërësit në qafë, ndërsa Stevenson në kyçin e dorës.
E gjithë çështje u zbardh pas një hetimi të autoriteteve që ishin vënë në dijeni të një rrjeti që fuste drogë dhe sende të tjera që nuk lejoheshin në brenda në burg. 12 gardiane, shtatë të përfshira drejtpërdrejt në këtë rrjet dhe 5 për moskallëzim të veprës do të hetohen. Të dymbëdhjeta kishin kaluar natë me të dënuarin, por vetëm 4 prej tyre ishin shtatëzëna.
Rojet femra ishin mbuluar nga dhurata prej të burgosurit Tavo White, përfshirë këtu makina luksoze dhe unaza diamanti. Të ardhurat ai i siguronte nëpërmjet futjes në mënyrë të fshehtë të lëndëve narkotike dhe telefonave në burg, me ndihmën e të dashurave të tij. Nga ky aktivitet ai siguronte deri në 16 mijë dollarë në muaj.
Gjatë hetimit të agjentëve federalë, White është regjistruar fshehurazi duke deklaruar “ky është burgu im. Kuptojeni këtë”.