Një djalë i ri ka shkruar një mesazh , ku ka dashur t’i dërgojë një mesazh një vajze, të cilën e ka parë vetëm një herë por që i ka ngelur fiksim. Në fakt nuk bëhet fjalë për një histori dashurie, por për një veprim i cili i ka lënë një shije të hidhur djalit.
Ai shprehet se vajzën e ka parë për herë të parë dhe të fundit në një fugon. Ajo ka hipur mes Fierit dhe Lushnjës, ndërsa djali i thotë se është e pacipë e se nuk ka turp që gjatë gjithë rrugës fliste me dashnorin në Facebook ndërsa vjehrra e gjorë e përcolli me dashamirësi.
“Desha ti thosha asaj gocës që hipi midis Fierit dhe Lushnjes , me flokë kaçurrela të zeza, që je shumë e pacipë. Të përcolli vjehrra në furgon dhe ti gjate gjithë rrugës flisje me dashnorin në fb dhe kur të mori burri në telefon bëje si engjëll.
Sa për dijeni, ta di emrin e burrit dhe të dashnorit, por s’dua ti përmend. Nëse s’e do burrin, ndahu, por mos ia puno mbas krahëve se gjynah. Nuk ka gjë më të pështirë sesa sjellja jote. Të shkruajta dhe te fb yt fallco o “Zemrushe”, por s’ktheve përgjigje”, – shkruan djali.