Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tashmë procedurat e nevojshme për fëmijët që përballen me sëmundje të vështira dhe që kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm, do të realizohen pa dhimbje dhe pa trauma.
Falë donacionit të Fondacioni Heydar Aliyev dhe znj. Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhan, është bërë e mundur paisja me teknologjinë më të fundit e dhomës “No Pain”, njofton Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.
E pranishme në këtë ngjarje për QSUT, drejtoresha e Anxhela Paparizo theksoi se tashmë, falë këtij investimi, ekipet mjekësore do mund të shërbejnë në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët e vegjël.
Njoftimi i plotë i QSUT:
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tashmë procedurat e nevojshme për fëmijët që përballen me sëmundje të vështira dhe që kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm, do të realizohen pa dhimbje dhe pa trauma.
Në shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, falë donacionit të Fondacioni Heydar Aliyev dhe znj. Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhan, është bërë e mundur pajisja me teknologjinë më të fundit e dhomës “No Pain”.
Kjo hapësirë moderne i mundëson ekipit mjekësor të realizojë procedurat e nevojshme në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët tanë të vegjël.
https://www.instagram.com/reel/DXUQK9ejDEq/?igsh=bHRqZ285emw0aDcx


