• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tirana në vëmendjen e CNN – Modeli i TIA-s që po tërheq vëmendjen ndërkombëtare

April 21, 2026
in Aktualitet

Në një kohë kur aeroportet evropiane po përballen me procese gjithnjë e më të ndërlikuara kontrolli, të diktuara nga implementimi i sistemeve të reja të hyrje-daljeve dhe rritja e standardeve të sigurisë, përvoja e udhëtimit po ndryshon ndjeshëm për pasagjerët.

Verifikimi i identitetit përmes biometrisë së fytyrës, pasaportës dhe gjurmëve të gishtërinjve është kthyer në normë në shumë vende, duke synuar krijimin e asaj që konsiderohet si “skema më e sigurt e kufijve dixhitalë në botë”.

Këtë realitet e përshkroi edhe gazetari i turizmit Simon Calder, i ftuar në emisionin e gazetarit të CNN, Richard Quest, ku shpjegoi logjikën pas këtij transformimi:

“Vendimi është marrë dhe Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e procesit të vendimmarrjes që më shumë se një dekadë më parë. Ata thjesht duan të kontrollojnë hyrjet. Pra, në termat evropianë, kjo do të thotë që duhet të jemi absolutisht të sigurt që ky është Richard Quest që po kalon në portat tona. Duhet të verifikojmë përmes biometrisë së fytyrës, pasaportës dhe shenjave të gishtërinjve në sistem e në këtë mënyrë të kenë atë që e quajnë skemën më të sigurt të kufijve dixhitalë në botë”.

Megjithatë, ndërsa ky model po sjell procedura më të gjata dhe shpesh radhë në shumë aeroporte europiane, përvoja e tij në Shqipëri ishte në kontrast të fortë me këtë realitet. Duke folur për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ai shtoi:

“Ndërkohë, pjesë të tjera të botës nuk janë kaq strikte. Për shembull, sapo u ktheva nga Tirana, një aeroport i mrekullueshëm, ku më mori vetëm 5 sekonda për të kaluar, sepse ka tabela të mëdha që thonë: ‘Je europian? Je britanik? Je amerikan? Kaloni këtu, vendosni pasaportën, ne do ta verifikojmë dhe do t’ju lejojmë të kaloni.’

Gjatë intervistës, Simon Calder dhe Richard Quest sollën edhe një kujtim të veçantë:

“A nuk kemi qenë unë dhe ti në Tiranë?” – u shpreh Richard

“Po, ishim në mars 1989, ti 3 dhe unë 7 vjeç në atë kohë.”

Ai vijoi me humor historinë: arsyeja e udhëtimit ishte se ata ishin gazetarë të një organizate tjetër, por për shkak të ndeshjes së Shqipërisë kundër Anglisë në futboll, shqiptarët po lejonin hyrjen e të huajve në vend – një nga ditët e fundit të regjimit të asaj kohe.

“Po, ne u futëm si anëtarë të klubit mbështetës të futbollit Crawley Town,” shtoi Simon duke qeshur.”

Ky vlerësim ndërkombëtar vjen në një moment kur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kaluar një transformim të rëndësishëm, i mbështetur nga investimet e vazhdueshme të Kastrati Group ku synimi ka qenë i qartë: rritje e sigurisë përmes teknologjisë më të avancuar, pa e rënduar përvojën e pasagjerit. Investimet në këtë sektor arrijnë në miliona euro dhe konsiderohen ndër më të mëdhatë në historinë e aeroportit për sa i përket sigurisë.

Në të gjitha pikat e kontrollit janë implementuar sisteme të reja skanimi me teknologji të avancuar, përfshirë tomografinë e kompjuterizuar (CT), që mundëson analizë të detajuar 3D të bagazheve. Kjo teknologji, e përdorur gjerësisht në aeroportet më të zhvilluara ndërkombëtare, lejon identifikimin e menjëhershëm të çdo rreziku, duke eliminuar nevojën për kontrolle të shumëfishta manuale.

Falë këtij modernizimi, procesi i sigurisë është bërë dukshëm më i shpejtë dhe më i thjeshtë. Pasagjerët nuk kanë më nevojë të nxjerrin pajisjet elektronike apo lëngjet nga bagazhi i dorës, ndërsa koha e pritjes është reduktuar ndjeshëm edhe gjatë periudhave me fluks të lartë.

Në një kohë kur shumë aeroporte ende përpiqen të gjejnë balancën mes kontrollit rigoroz dhe efikasitetit, rasti i Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tregon se kjo është e arritshme. Dhe ndonjëherë, siç e përshkroi edhe Richard Quest, diferenca mund të matet thjesht në disa sekonda.

Next Post

Veliaj kërkesë Administratives: Transmeto seancat "live"! Detyrim për transparencë ndaj publikut

Eskorta dhe festa për futbollistët e Serie A e të tjerë: Piloti i Formula 1 do një vajzë me pagesë! 4 arrestime në Milano e një xhiro prej 1.2 milionë eurosh

Aeroporti i Tiranës surprizon gazetarin britanik: Vetëm 5 sekonda për të kaluar kontrollin, në Milano tmerr

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved