• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Forumi Ekonomik i Delphit, Edi Rama mbrrinë në Greqi: Pjesëmarrës në debatet globale, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë

April 22, 2026
in Aktualitet, Debat

Ka nisur sot punimet Forumi Ekonomik i Delphit, i cili do të zgjasë deri më 25 prill, duke mbledhur liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar.

Në këtë forum merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Sipas raportimit të gazetares Denada Shkodrani për “Miëmëngjes Shqipëri”, Rama pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe avancimin e dokumentit të ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ky takim konsiderohet me rëndësi të veçantë në kuadër të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe adresimit të çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar. Takimi pritet të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale dhe të zgjasë rreth 40 minuta.

“Një takim i rëndësishëm është ai me kryeministrin Mitsotakis në orën 11:00 me orën lokale. Pritet që takimi të zgjasë në 40 minuta. Ky takim i Ramës me Mitsotakis ka rëndësi të veçantë për shkak të rrugëtimit evropian të vendit dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, sikurse është çështja e detit.

Vizitat e Ramës në Greqi që prej 2020 janë të shpeshta, shënohen 5 të tilla. Gjatë qëndrimit në Athinë, Rama do ketë takime dypaLëshe me përfaqësues të tjerë evropianë gjatë punimeve të samitit të Delhit ku ai do ketë adresim të posaçëm në një prej paneleve të samitit, një format që tashmë është kthyer në qendër të zhvillimeve ekonomike dhe politike në Evropën juglindore.

Në fokus të samitit, do jenë çështjet që kanë të bëjnë me krizën globale, luftën në Ukrainë, konfliktit në Iran, sigurimi i energjisë së gjelbër dhe teknologjia, panel ku do jetë dhe adresimi i kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Shkodrani.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Rama do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me përfaqësues të tjerë europianë dhe do të mbajë një adresim në një prej paneleve të forumit, i cili tashmë është kthyer në një platformë të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe politike në Europën Juglindore.

Në fokus të diskutimeve të forumit do të jenë çështje si kriza globale, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, siguria energjetike dhe zhvillimi i teknologjisë. Kryeministri Rama pritet të kontribuojë në panelin që lidhet me transformimin e ekonomive të Europës Juglindore drejt tregjeve të reja.

Gjatë punimeve të forumit, do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe kompanisë greke të menaxhimit të aseteve shtetërore, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ndërkohë, Linda Rama do të ketë një adresim të veçantë në forum si përfaqësuese e shoqërisë civile, ndërsa në një agjendë të ndarë do të zhvillojë takime edhe ministrja Delina Ibrahimaj.

“Kryeministri Edi Rama do të ketë një adresim në panelin që ka të bëjë me transformimin e ekonomisë, kryesisht të atyre të europës juglindore drejt tregjeve të reja. Do ketë dhe takime dypalëshe me liderë të pranishëm në këtë format.

Kryeministri në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama edhe kjo e pranishme në punimet e forumit ekonomik të Delhit ku do të ketë një adresim të posaçëm si përfaqësuese e shoqërisë civile”, theksoi Shkodrani. /RTSH

Next Post

“Berisha propozoi para zgjedhjeve 100 deputetë, Rama e çoi në 101″, Grida Duma: Janë të dy në të njëjtën trajektore

Dënohet përjetë Naim Murseli dhe Granit Plava, familjarët e Liridona Ademajt shpërthejnë në lot e duartrokitje pas vendimit

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj: Zbardhen detaje, dyshohet për atentat të mirëorganizuar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved