• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hoxha takohet me Gerapetrititis në Forumin e Delfit: Kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe, ekipe të dedikuara për të adresuar çështjet e pazgjidhura

April 22, 2026
in Aktualitet, Debat

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është në qendër të diskutimeve në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, ku po merr pjesë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Ai ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm grek, George Gerapetritis, ku në fokus gjendet riafirmimi i mbështetjes për zgjerimin e BE-së, por edhe forcimi i bashkëpunimit politik mes vendeve të rajonit dhe unionit.

Në një postim në X për takimin me Gerapetritis, ministri i Jashtëm thotë se është riafirmuar angazhimi për bashkëpunimin, fqinjësinë dhe partneritetin, si dhe përfshirja me ekipe të dedikuara për të adresuar çështjet e pazgjidhura.

“Ramë dakord të angazhohemi në mënyrë aktive dhe konkrete në të gjitha nivelet, me ekipe të dedikuara, për të adresuar çështjet e pazgjidhura dhe për të punuar drejt zgjidhjeve të balancuara dhe të qëndrueshme në interes të të dy vendeve tona dhe qytetarëve tanë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkruan Hoxha në X duke veçuar edhe intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Njëkohësisht ai vlerëson edhe mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në prag të presidencës greke.

“Gjithashtu shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për avokimin e saj të vazhdueshëm të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe mbajtjen e kësaj çështjeje në krye të agjendës së Forumit të Delfit këtë vit. Ne mirëpresim angazhimin e Greqisë për të punuar ngushtë me Presidencat e ardhshme të BE-së të Irlandës dhe Lituanisë për të siguruar që zgjerimi të mbetet një përparësi kyçe evropiane”, shprehet Hoxha.

Gjatë vizitës së tij, ministri Hoxha do të marrë pjesë në disa panele diskutimi kushtuar sfidave dhe prioriteteve rajonale e ndërkombëtare, ku një nga temat kryesore mbetet pikërisht zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në këto diskutime, së bashku me homologë të rajonit dhe pjesëmarrës të tjerë, Hoxha pritet të theksojë rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit Perëndimor për një Evropë më të sigurt dhe më të fortë.

Next Post

Mali i Zi në hapat e fundit drejt BE-së, Brukseli grup pune për hartimin e traktatit të anëtarësimit

Nën akuzë për mashtrim miliona euro me fondet e bujqësisë së BE, Parlameti grek voton pro heqjes së imunitetit të 13 deputetëve

Tragjedi në Shkodër! Humb jetën nëna e re 27 vjeçare pasi lindi dy vajza binjake

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved