Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Spille, në Kavajë.
Një motorr ka dalë nga rrruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me iniciale D.A., 20 vjeç. Mësohet se së bashku me djalin ka qenë edhe një vajzë e re, e cila është dërguar menjëherë në spital. Fatkeqësisht vajza është në gjendje të rëndë.
Sakaq policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes.