Një argjendari në Shkodër ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë natës në zonën e tregut valutor. Nga të dhënat paraprake ‘BalkanWeb’ mëson se hajdutët kanë dëmtuar qepenin dhe më pas kanë thyer xhamat që të hynin në argjendari.
Pasi u njoftuan për ngjarjen forca të shumta policore mbërritën në dyqan, ndërsa nisën kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri më tani nuk dihen se çfarë kanë marrë nga argjendaria hajdutët.