• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Diçka të kthejmë përmbys”! Hera e parë që Gjykata e Lartë sillet si gjykatë dhe jo si notere!

April 25, 2026
in Blog

Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë ka marrë për herë të parë dy vendime që mund të krijojnë një klimë të re në Republikën e Prokurorëve që është krijuar në Shqipëri. Gjykata ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO për Ilir Metën dhe ka rikthyer për gjykim çështjen e Thoma Gëllçit.

Kujtojmë se çështja e Thoma Gëllçit është çështja e parë e bujshme e SPAK për korrupsion, në një histori që, me sa duket, kanë përtuar të lexojnë edhe dosjen. E arrestuan se ka bërë një tender dhe në fund përfundoi të dënohej se ka shtyrë afatet e një tenderi, ndërkohë që e mbajtën mbi një vit e ca në paraburgim.

Gjykata e Strasburgut cilësoi të paligjshëm paraburgimin dhe tani Gëllçi duhet të vazhdojë betejën për pafajësinë.

Tek Ilir Meta rasti është i ndryshëm, pasi ka të bëjë me masën e paraburgimit. Deri sot të gjitha shkallët e gjykatave kanë qenë notere të masave të paraburgimit. Ilir Metës i janë konfirmuar mbi katër ankesa duke e lënë në burg; Erion Veliaj po ashtu, ndërsa Ilir Beqaj mbahet në burg për historinë e mitmarrjes në një njësí të tij, i cili është ende pa nisur gjykimin në themel.

Dy vendimet e Gjykatës së Lartë janë të parat vendime që po testojnë sistemin e drejtësisë së vendosur nga prokurorët në Shqipëri, të cilët deri tani janë vetë zot e vetë shkop: vetë formulojnë akuza, vetë quajnë fakte analizat politike që bëjnë, vetë ngrenë akuza, vetë i konfirmojnë duke shantazhuar gjyqtarët dhe gjithë sistemin deri në Kushtetuese.

Ky është rasti i parë që Gjykata e Lartë sillet si gjykatë dhe jo si notere.

Kjo ka shumë rëndësi për të testuar rikthimin e autoritetit të GJKKO dhe gjykatave të tjera në vend, të cilat deri tani kanë dëshmuar një shkallë të lartë varësie nga SPAK për shkak të korrupsionit të tyre, duke qenë peng të përgjimeve.

Pra, një sistem i korruptuar, i identifikuar nga SPAK si i tillë, është kthyer në një mekanizëm vdekjeprurës për drejtësinë në Shqipëri. Madje tani është kthyer në një armë të gjuetisë politike për vetë SPAK. Çështjet e bujshme që SPAK i ka të dobëta nga faktet i mban në këmbë falë korrupsionit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të sistemit, që drejtuesit e SPAK i kanë kapur në përgjime dhe u bëjnë shantazh. Kjo linjë njerëzish të shantazhuar nis nga zyrat e SPAK e GJKKO dhe shkon deri në gjykatat më të larta të vendit.

Ky është ndoshta krimi më i madh i sistemit të ri të drejtësisë, pasi ne kemi një prokurori speciale të ndërgjegjshme që kolegët e tyre janë të korruptuar dhe, në vend që t’i çojnë ata para drejtësisë, i përdorin si njerëz të shantazhuar për të realizuar “planin” e tyre të arrestimeve dhe për t’u dukur sikur luftojnë korrupsionin.

Kur kjo të bëhet publike dhe kur shqiptarët të shikojnë se kush i ka dënuar shqiptarët e tjerë si të korruptuar, do të jetë shumë vonë për funeralin e drejtësisë së re, pasi kufoma do të jetë kalbur prej kohësh. E vetmja shenjë jete e saj do të ishte të provonte që është e pashantazhueshme. Deri tani i vetmi sinjal janë këto dy vendime të djeshme./Tema

Titulli orgjinal:.Drejtësia e re duhet të japë prova që nuk është e shantazhuar nga korrupsioni

Next Post

“Idiotët shqiptarë”! Reagon ministri shqiptar nga Shkupi për deklaratat e Ferit Hoxhës: Jepni sqarim urgjent

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomas

Çernobili, gabimi që çoi në katastrofën më të madhe bërthamore në histori! A mund të përsëritet sërish?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved