Vdekja e Jack, në filmin Titanic ka hapur gjithmonë shumë polemika mes fansave duke e konsideruar vdekjen e tij të një zgjidhje jo të mirë. Në derën e drurit kishte mjaftueshëm vend për të dy.
Ndërsa shkenca mundohet të studiojë se çfarë do ta kishte shpëtuar Jack nga ngrirja prej atyre ujërave të ftohtë.
Në dallim nga çfarë mund të mendojnë të tjerët shqetësimi i vetëm i deGrasse Tyson është këmbëngulja, duke shprehur në ‘The Huffington Post’ fjalë të mëdha për instinktin e mbijetesës së Jack.
‘Do të ishte ose jo i suksesshëm, unë do e provoja më shumë se një herë. Ai e provoi vetëm një herë. Kjo nuk do të funksionojë atëherë unë po e lë veten të ngrijë në ujë. Më vjen keq por instinkti i mbijetesës është më i fortë se aq tek çdo njeri. Kryesisht në atë karakter, ai është një i mbijetuar apo jo? Ai futet në mes dhe ja del’, ka thënë deGrasse Tyson.
Kjo është përgjigja që do të jepte shkenca.