Në një hapësirë publike gjithnjë e më të mbingarkuar me figura të vetëkrijuara, rasti i Pellumb Pilincit spikat si një shembull tipik i mënyrës se si perceptimi mund të ndërtohet pa një bazë të qartë faktike.
I vetëshpallur si “kryeministër në hije”, ai ka ndërtuar një profil që mbështetet te spektakli, deklaratat e forta dhe simbolika e pushtetit. Por ai reflekton edhe një lluks, duke u krahasuar me liderët amerikanë.
Në daljet e tij, Pilinci projekton një imazh force dhe ndikimi, duke përmendur herë pas here lidhje të supozuara ndërkombëtare dhe se mbrohet nga amerika. Në këtë linjë retorike nuk kanë munguar as komentet ndaj figurave të njohura globale, përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump të cilin Pilinçi e ka kërcënuar me “tërheqje zvarrë”.
Ajo që e bën këtë fenomen më problematik nuk janë vetëm pretendimet, por mënyra si ato ndërthuren me një narrativë misteri. Në opinionin publik qarkullojnë dyshime dhe aludime mbi burimin e të ardhurave të tij, si dhe mbi aktivitetin e të kaluarës së tij.
Vetë “kryeministri” Pëllumb Pilinçi në dalje publike ka deklaruar se ka restorant qoftesh në amerikë, dhe se me lekët e qofteve bën këtë propagandë në shqipëri.
Nga informacione të besueshme rezulton se Pëllumb Pilinci, ka qënë i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Kolumbia drejt europës. Rezulton se ndaj tij ka proçedime edhe nga drejtësia në Zvicër.
Nga një këndvështrim më i gjerë, ky rast nuk ka të bëjë vetëm me një individ. Ai pasqyron një fenomen më të thellë: fuqinë e narrativës në epokën digjitale. Në një kohë kur vëmendja është monedhë, krijimi i një figure “enigmatike” qoftë edhe përmes ekzagjerimit mund të jetë një strategji efektive për të qëndruar në qendër të diskutimit.
Në këtë kontekst, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi personazhin, por edhe mbi mënyrën si konsumohen dhe shpërndahen këto narrativa. Pa verifikim dhe pa filtër kritik, çdo histori sado e pabesueshme mund të fitojë terren.





