Dy ditë më parë, mediat e Irfan Hysebbelliut, përfshirë edhe Ballkanweb, publikuan një lajm rreth avokates dhe kandidates për kryetare të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e cila i është dejtuar me një kërkesë Kryesisë së PD-së për të konstatuar mbarimin e mandatit të Sali Berishës si kryetar i partisë, bazuar në të ashtuquajturin ‘Neni Basha’, i futur në statut nga vetë Barisha dhe që parashikon që kryetari që humbet zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë.

Pas publikimit të këtij lajmi, Flamur Noka i ka telefonuar fillimisht me ton kërcënues Dhurata Çupit, ish deputete e PD-së, administratore e mediave të Hysenbelliut, duke i kërkuar llogari se pse kishin pasqyruar një lajm të tillë kundër Berishës, duke e akuzuar se po bënte lojën e Edi Ramës, Taulant Ballës, Sule Çelës, Gys Agasit etj. E befasuar nga shpërthimi i Nokës, zonja Çupi ka thënë atij se ajo ishte administratore dhe se nuk ka kompetenca mbi lajmet dhe përmbajtjen e tyre.
Më pas Noka ka nisur t’u telefonojë gazetarëve të News 24 dhe Ballkanweb, me një fjalor shantazhues dhe kërcënues, si dhe duke u kujtuar se Sali Berisha dhe PD-ja u doli në mbrojtje, kur regjimi i Edi Ramës sipas tij rrethoi televizionin e Hysenbelliut në Shkozë. Edhe gazetarët, të befasuar nga turfullimi i Flamur Nokës në telefon, e kanë hequr nga vetja ‘përgjegjësinë’ e lajmit për çështjen e ligjshmërisë së mandatit të Berishës, një lajm i cili u publikua gjerësisht në media.
Në këto rrethana, mësohet se Noka i ka telefonuar pronarit Irfan Hysenbelliut, të cilit i ka kërkuar shpjegime për publikimin e lajmit, duke i kujtur që PD, Sali Berisha dhe deputetët e PD-së i dolën para regjimit të Ramës, kur ky i fundit urdhëroi rrethimin me polici të televizionit të Irfanit në Shkozë, duke e dëbuar më pas nga godina publike. Sipas burimeve, Irfani është shfajësuar duke i thënë Nokës se nuk e kishte parë lajmin dhe se me lajmet e merren gazetarët dhe drejtuesit e mediave të tij, të cilët gjithsesi e dinë linjën editoriale, por me sa duket nuk e kanë vlerësuar lajmin si të rrezikshëm të PD-në dhe Sali Berishën.
Në këto kushte, Noka i ka mbyllur telefonin dhe mësohet se ka raportuar tek Berisha për këtë ‘pabesi’ dhe ‘mosmirënjohje’ nga Irfan Hysenbelliu.
Po pse Flamur Noka dhe Familja Berisha janë shqetësuar nga kërkesa e Alesia Balliut drejtuar Kryesisë së PD për të konstatuar mbarimin e mandatit të Berishës si kryetar i PD-së, kur Kryesia ka gjasa të mos shprehet fare për këtë kërkesë ose në skenarin më të mirë do t’a rrëzojë?
Shqetësimi duket se jo vetëm qëndron, por është edhe serioz. Alesia Balliu besohet se është e vetëdijshme se Kryesia e PD, nën kontrollin e plotë të Berishës, nuk do të shprehet për kërkesën e saj. Por, në kushtet kur Kryesia e PD-së nuk do të shprehet ose do rrëzojë kërkesën, znj. Balliu dhe mbështetësit e saj pritet t’i drejtohen gjykatës për të konstatuar mbarimin e mandatit të Sali Berishës si kryetar i PD-së, bazuar në ‘Nenin Basha’, 46 pika 8 i Statutit të PD-së.
Dhe nëse çështja e ligjshmërisë së mandatit të Sali Berishës si kryetar i PD-së shkon në gjyaktë, Berisha nuk ka më Agron Zhukrin, gjytari që i dha vulën, pasi është përjashtuar nga drejtësia për 15 vjet si i korruptuar. Pas këtij vendimi, thuhet se Zhukri, përpos të tjerave, ka blerë edhe tre vila. Berishës i duhet të gjejë një tjetër Zhukër në drejtësi ose të rrezikojë largimin si kryetar PD-je dhe ndalimin për të rikandiduar me vendim gjykate.





