Një çift pensionistësh, të cilët kanë fituar lotarinë prej 65 milionë eurosh, ka treguar se si për pak desh humbën rastin për tërhequr paratë nga bileta fituese.
Fred Higgins, 67 vjeç, dhe gruaja e tij, Lesley, 57 vjeç, nga Aberdeenshire, Skoci, aksidentalisht e grisën biletën e tyre në gjysmë dhe e hodhën pastaj në një kosh plehrash.
Shitësi i biletave i tha fillimisht burrit se nuk kishte fituar asgjë, dhe ai e hodhi biletën në koshin e plehrave, por aparati verifikues dha një “sinjal”, gjë që bëri ta nxirrnin biletën nga koshi dhe ta verifikonin sërish.
“Bileta u gris në dysh, por të gjithë numrat ishin ende të qartë kështu që e mora atë në shtëpi për të bërë verifikim nëse rezultoja fitues”, tha fillimisht Fred.
“Lesley ishte duke fjetur kështu që unë mendova të shikoj në faqen e internetit për të dyfishuar kontrollin e numrave dhe vërejta se numrat po përputheshin”.
“Kur Lesley u zgjua, unë shpjegova se kishim një biletë fituese dhe çfarë kishte ndodhur”.
“Unë ia tregova numrat, i kërkova dhe asaj ta kontrollonte por ajo e lexoi gabim, duke menduar se ne kishim fituar 6.5 milionë euro. Por pasi telefonuam përgjegjësit e lotarisë, kuptuam se kishim fituar 65 milionë euro,” vazhdoi rrëfimin pensionisti i pasur./BW