Elvana Gjata ka ndarë sot me ndjekësit e saj në Instagram disa momente shumë gazmore gjatë xhirimeve të videoklipit “Mike”.
Kënga, e cila është një bashkëpunim me John Shahun e reperin Ledri Vula u kthye menjëherë në një ndër këngët më të pëlqyera për publikun, ku deri më tani numëron mbi 20 milionë shikime në YouTube.
Në videon e postuar në “Instagram”, duket Elvana e cila ka përfituar nga momenti dhe ka aktruar paksa duke argëtuar edhe të pranishmit në sheshxhirim.
Këngëtarja shqiptare ka marr rolin e një mamaje tipike shqiptare, e cila nga ballkoni në një anë mallkon të bijën që nuk vjen në shtëpi, e nga ana tjetër bën muhabet me fqinjën.
“Elëvana, Elëvana hajde në shtëpi, të shtifsha në dhe, të bëfsha gropën. Zana si je? Të bekoftë zoti ty dhe familjen tënde, uaaa sa bukur dasma pashë fotot.. Elëvana, do të viii atjeee”, dëgjohet të thotë Elvana në këtë video e cila nuk pushon së qeshuri edhe vetë.
Kliko për videon:Elëvana!!!! Meqe ra fjala tek #mike
A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on