Nuk i bashkon vetëm avullimi i fondeve të Bashkimit Evropian dhe dashuria për Nongratën e dyfishtë, por edhe mastrubimet poetike. Bëhet fjalë për zëdhënësin e Berishës, Alfred Lela dhe për Koloreto Cukalin, drejtor i Këshillit Shqiptar të Medias, një aneks i SHQUP-it, i cili pranon ankesa të oligarkëve kundër mediave të pavarura si dhe rrëzon çdo ankesë kundër Syrit të Familjes Berisha. Lela dhe Cukali kanë nisur të analizojnë vjershat e njëri-tjetrit.
Kohë më parë, Koloreto Cukali, përmes një fjalimi, ka analizuar vjershat mediokre dhe ca plagjiatura të Alfred Lelës, të përmbledhura në një libër. Në promovimin e librit me vjersha të Lelës ka marrë pjesë edhe Mul Noka, i cili ‘kupton shumë’ nga poezia, edhe pse nuk dihet nëse ka lexuar ndonjë libër 20 vitet e fundit.
Duket se Cukali, tashmë në rolin e kritikut letrar, i ka kthyer reston Alfred Lelos. Më herët Lela ka analizuar nga ana estetike një libër me vjersha të Koloreto Cukalit, drejtor i Këshillit Shqiptar të Medias, i cili vijon të mos bëjë transparente fondet që ka përfituar nga Bashkimi Evropian në emër të medias dhe ku kanë përfunduar këto fonde.
“Kjo nuk do të thotë se Koloreto Cukali ka drojë nga statusi i tij si vjershëtar, por pa e thënë, shqetësohet nga shpërfillja në sferën publike e një prej zhanreve më të vjetra dhe më fisnike të qytetërimeve: poezisë. Shpërfaqja e kësaj brenge është ndoshta edhe vetë arsyeja që e shtyn atë të shkruajë. Në një kod, në një gjuhë, në një gjini që duket pothuajse e harruar. Ndoshta kjo është mënyra e tij e rebelimit, përpjekja për të mbajtur të gjallë, kundër rrymës, industrinë e lehtë të vargut, përkundër industrisë, gjthnjë e më të rëndë, të imazhit, të përsëritjes së tij gërditëse e të pafund…“, shkruante Lela.
Lela, përpos analizave estetike, i ka kushtuar një poezi edhe Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes, me titullin “Silueta e Doktorit’.
“Shfaqet silueta e Doktorit;
E bëjnë të mundur koha dhe vendet.
Duke udhëtuar me një salmon
Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.
Është spikamë apo krismë,
Plis malësorësh apo nyj Kanuni?
Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:
E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini…“. Qesharak është ky poet i madhe kur “piskam” thirrjen e mpreht q quan “spikamë”
Edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë dhe nuk kanë nënshkruar një investigim në jetën e tyre, Lela dhe Cukali flasin dhe marrin fonde në emrin e mediave dhe mbrojtjes së parimeve të gazetarisë.
Koloreto Cukali e ka kthyer Këshillin Shqiptar të Medias në zëdhënës të oligarkëve dhe mburojë e interesave të tyre financiare. Një çetë e kompromentuar dhe pa asnjë lidhje me gazetarinë, për të justifikuar thithjen e fondeve, u tregon mediave parimet e gazetarisë.
Cukali, i cili sipas gazetës Tema ka marrë pjesë në gjyqe kundër gazetarëve, është shfaqur edhe si mbrojtës i bandës së mikrokredive. Ai nuk tha asnjë fjalë për Pal Trashajn, një nga viktimat e bandës së mikrokredive, i cili piu fostoksinë para SPAK, por i kushtoi një elegji Olsi Ibros, kokës së skemës së mikrokredive, të cilin dyshohet se e hodhën nga një pallat në Tiranë.
Për Olsi Ibron, Cukali, përpos të tjerave, ka shkruar; “E kanë vrarë gazetarët investigativë që nuk ndërtuan kurrë një raportim të balancuar dhe etik për këtë ngjarje. E kanë vrarë ata gazetarë a redaktorë a pronarë që pranuan të botojnë lajme dezinformuese, në kuadër të një fushate denigrimi. E kanë vrarë të gjithë ata gazetarë skrivanie të papërgjegjshëm që për të zbukuruar titujt e tyre, e bombarduan publikun me “mashtruesit e mikrokredive””.





