Agjencia Kombëtare Italiane për Aviacionin Civil ka nisur një hetim në lidhje me kompanitë “Blue Panorama”, “Rayanair”, ”Volotea” dhe “Vueling”.
Ky vendim ka ardhur pas ndërprerjeve të udhëtimeve dhe vonesave të shkaktuara në disa aeroporte ku këto kompani operojnë, duke sjellë kështu ankesa të shumta nga qytetarët e shumtë.
Kujtojmë që kompania “Blue Panorama” është një nga kompanitë ajrore për të cilën udhëtarët shqiptarë nga Italia drejt Italisë dhe anasjelltas ankohen më së tepërmi, si për çmimet e biletave, si për kushtet dhe gjithashtu vonesat e mosrespektimi i orareve.
Agjencia Kombëtare Italiane për Aviacionin (ENAC) ka thënë për TGCOM:
Kontrollet do të shohin përfshirjen e domosdoshme dhe thelbësore të autoriteteve për aviacionin civil të huaj.”