Çështja e izolimit në sallën e gjyqit të të pandehurve në kushte ekstreme, diskriminuese, për të mos thënë kriminale, tashmë është kthyer në një problem i madh i drejtësisë së papërgjegjshme në Shqipëri. Ndërsa, një prokuror sharlatan që nuk ka asnjë lidhje me postin që mban, i duken hotel me pesë yje këta kafaze, për strukturat europiane dhe organizmat ndëerkombëtare kjo masë është e papranueshme dhe diskretitues ndaj personave nën gjykim.
Kjo metodë kriminale jo që nuk i shërben drejtësisë, por e bënë atë një organ persekutor të tipit inkuzicion.
Shpikësi i këtij kafazi në Shqipëri akoma pa autor, sigurisht duhet të jenë disa mjeshtrat nga llumi i sistemit, që nuk kanë guximin ta deklarojnë publikisht se ku e kanë kopjuar këtë metodë, ku dinjiteti i një njeriu, i akuzuar se ka shkelur ligjin, i padënuar as me kafaz dhe as me shpella, mund të përdhoset nga një shfaqje skandaloze me zbutësa “kafshësh njerzore”.
Në fakt në arenën e një cirku në kafaz duhet të futet zbutësi që e sulmon dhe e godet herë pas here kafshën e mjerë, duke e irrituar dhe egërsuar dhe duke e kthyer në një mjet rreziku për veten e tij, sepse kafsha e egër tashmë e zbutur nuk paraqet asnjë rrezik për admiruesit dhe thjesht është pjesë e shfaqjes.
Kurse, kur shikon një kafaz madhështorë në sallën e “cirkgjykatës” dhe brënda në të një njeri gjërat ndryshojnë. Çdokujt i rritet frika nga rrezikshmëria e “kafshës së re” zbuluar së fundi, nga ca pjestarë të një sistemi drejtësie “alla shqiptarçe”.
Duke qenë se familja e prokurorëve dhe e gjyqtarëve bashkëpunojnë për çdo gjë, por vetëm jo për të bërë atë që i paguajmë dhe i ushqejmë… drejtësinë, ata kanë zgjidhur si mjet për të arritur qëllimin, “paradënimin” me anën të friksimit, shtërngimit dhe kërcënimit të shpallur me figurë dhe zë, duke i injoruar pasoja e rënda për qytetarët dhe njollën e zezë për sistemin e drejtësisë që aq shumë i besuam.
Ndaj do ishte shumë produktiv fakti që në kafaz të mbylleshin ata gjatë seancave, duke i bërë një shërbim vërtet të rëndësishëm çështjes, duke u hequr mundësinë e bashkëpunimit prokurori-gjykatë në sallë për shkak të pamundësisë së komunikimit dhe duke i injektuar vehtes ndjejën e frikës nga karrigia e të akuzuarit.
Për tu ruajtuar nga rreziku i të prekurve nga padrejtësit e njerëzve të drejtësisë, ky kafaz është më se e vërtet se është hotel e kaluar “hotelit me pesë yje”, sidomos për kategoritë e atyre që ndjehen të frikësuar, gjyqtarët apo prokurorë qofshin, të cilët duhet të jenë të kënaqur për “godinën e qelqit” të vënë në dispozicion të tyre nga shteti i idiotësive, por të përdorur gabimisht për ata që nuk e meritojnë… të paraburgosurit.
Ndërsa salla duhet të jetë për opinionin, mediat, të pandehurin dhe avokatin, që nuk kanë hasmëri me askënd, përveçse me “qerratenjtë” që flasin për drejtësi në emër të popullit dhe shtetit, por që e kanë kthyer drejtësinë në një mision të pamundur.
/Ekskluzive.al





