• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqipëria pret qershorin, Kombëtarja do konfirmim. Stafi i kuqezinjve është “në ajër”

April 29, 2026
in Sport

Shqipërinë e pret një muaj i rëndësishëm dhe nëse për shumë skuadra, qershori është vetëm muaj për miqësore, e kundërta është për kuqezinjtë.

Skuadra jonë do të përballet me Luksemburgun në miqësore por do të ketë edhe një miqësore të dytë ende të pa planifikuar, ndërkohë që mund të ketë shumë zhvillime edhe sa i përket të ardhmes së kuqezinjve. Kontrata e Silvinjos skadon dhe pritet që në qershor të ketë një konfirmim për të ardhmen e tij ose në fund të fundit, do të dihet edhe trajneri i ri që do të marrë drejtimin e Shqipërisë për të ardhmen e skuadrës sonë.

KONFIRMIMI I SKUADRËS– Ndeshjet miqësore të muajit qershor për Kombëtaren shqiptare marrin një rëndësi të veçantë edhe për momentin delikat për skuadrën kuqezi. Pas eliminimit zhgënjyes nga “play off”- i i Botërorit dhe tre humbjeve radhazi në ndeshjet e fundit, këto përballje shihen si një mundësi konkrete për të rikthyer rezultatet pozitive dhe për të stabilizuar gjendjen brenda ekipit. Sfida ndaj Luksemburgut në Tiranë, si dhe miqësorja e dytë ende e papërcaktuar, do të shërbejnë si test i drejtpërdrejtë për reagimin e skuadrës në fushë, por edhe për rikthimin e harmonisë dhe frymës së bashkëpunimit mes lojtarëve. Në këtë aspekt, trajneri dhe stafi teknik do të kërkojnë jo vetëm rezultat, por edhe sinjale pozitive në lojë dhe organizim, teksa kritika ka pasur gjithmonë për lojën e zhvilluar. Duke ditur se Luksemburgu është një rival modest, golat dhe spektakli janë padyshim “detyrimi” kryesor për kuqezinjtë.

E ARDHMJA E TRAJNERIT- Situata në pankinë mbetet një nga temat më të nxehta për Kombëtaren, pasi ende nuk ka një vendim përfundimtar për vazhdimësinë e Silvinjos. Presidenti i Federatës, Armand Duka, ka bërë të ditur se në muajin qershor Shqipëria do të drejtohet ose nga një trajner i ri, ose nga Silvinjo i konfirmuar. Kjo i jep miqësoreve një peshë të madhe, ku në rast se vjen një trajner i ri, ai do të ketë mundësinë të njohë grupin dhe të testojë idetë e tij taktike, ndërsa nëse braziliani vijon në krye, këto ndeshje mund të shërbejnë për eksperimente dhe korrigjime të skemave aktuale. Në të dyja rastet, performanca në këto takime mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin që do të marrë Kombëtarja në vijim.

RISITË NË LISTË- Vëmendja pritet të jetë edhe te emrat që do të ftohen për këto dy përballje, pasi kjo periudhë konsiderohet si një mundësi ideale për të testuar elementë të rinj. Talente në rritje dhe lojtarë që kanë spikatur me klubet e tyre mund të marrin hapësirë për të treguar vlerat, ndërsa emrat me përvojë do të duhet të konfirmojnë rolin e tyre brenda skuadrës. Këto miqësore mund të shërbejnë si një “provim” për shumë futbollistë, duke përcaktuar jo vetëm praninë e tyre në listat e ardhshme, por edhe pozicionin që do të kenë në hierarkinë e ekipit.

LIGA E KOMBEVE- Dy miqësoret e qershorit nuk do të jenë vetëm dy ndeshje për të plotësuar axhendën e miqësoreve, por mund të kenë ndikim të madh edhe për të ardhmen. Gjithçka lidhet drejtpërdrejt me objektivin e radhës, që është paraqitja në Ligën e Kombeve që nis në shtator. Dy ndeshjet e qershorit përbëjnë një fazë përgatitore shumë të rëndësishme për ndërtimin e një skuadre më të qëndrueshme dhe konkurruese. Qoftë me një trajner të ri apo me vazhdimësinë e stafit aktual, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të vendosur bazat, për të përmirësuar organizimin në fushë dhe për të krijuar një grup më të konsoliduar. Sezonin e shkuar në Ligën e Kombeve, Shqipëria dështoi duke mos arritur të përmbushë asnjë pritshmëri, aq sa edhe ra nga Liga B në Ligën C, edhe pse nuk ishte në një grup me kundërshtarë të pakalueshëm. Gabimet e asaj kohe, natyrisht nuk mund të përsëriten duke qenë se edhe rivalët janë në limitet e modestisë dhe fitimi i grupit, është padyshim objektivi kryesor, objektiv ky që mund ta çojë Shqipërinë në Europianin e ardhshëm pa pasur nevojë të sforcohet shumë në kualifikueset pasardhëse.

Next Post

Ilir Meta, 50 mijë euro dhe një pronë për të dalë nga burgu

Dëshira e hershme e Ramës që kur u bë Kryeministër bëhet realitet

Ti je kaq pro shqiptarë sepse nëna jote ka qenë një bushtër që ka tradhtuar babain me një shqiptar! Vuçiç revoltohet për akuzat e kundërshtarëve

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved