Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk solli fitues, me sfidën që përfundoi 1-1, falë dy penalltive.
Takimi nisi me një ritëm të ulët nga skuadrat, që u përpoqën të mbroheshin. Në minutën e 43’, Gyokeres u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh për “Topçinjtë” që u shndërrua në gol nga vetë suedezi.
Në të dytën, vendasit provuan me të gjitha forcat për të rikthyer baraspeshën. Në minutën e 55’, Ben White preku topin me dorë dhe pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për spanjollët, që u shndërrua në gol nga Alvarez.
Nga një penallti në tjetrën, me gjyqtarin që akordoi 11-metërshin e dytë për Arsenalin pas një pengimi në zonë të Maduekes në minutën e 77’, por kësaj radhe ishte VAR që e anuloi.
Kështu, vëmendja do të jetë në ndeshjen e dytë në “Emirates”, më 5 maj, aty ku do të mësohet dhe emri i finalistit të parë të këtij sezoni.
REZULTATI:
Atletico Madrid 1-1 Arsenal
Alvarez (P) 56′ / Gyokeres (P) 44′
KOMENTI LIVE:
90+7′ Mbyllet në barazimin 1-1 sfida në “Metropolitano”!
90+4′ Barrios provon me një predhë jashtë zone, por topi shkon jashtë.
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
81′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari tërheq vendimin e tij dhe i heq penalltinë Arsenalit.
77′ Madueke pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon tjetër penallti për Arsenalin.
74′ Lookman merr një top në zonë dhe godet, por tentativa e tij ndalet nga Raya.
63′ Pranë golit të dytë Atletico, traversa i mohon golin Griezmannit. Shpëton për mrekulli porta e Rayës.
56′ GOOOL ATLETICO 1-1/ Alvarez tund rrjetën me një predhë nga pika e bardhë e penalltisë.. (VIDEO)
55′ Penallti për Atleticon! Pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh për vendasit pas një prekje të topit me dorë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ GOOOL ARSENAL 0-1/ Gyokeres nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
43′ Penallti për Arsenalin! Gyokeres pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për “Topçinjtë”.
33′ Madueke provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit të portës.
14′ Pranë golit Atletico me Alvarez, tentativa e tij ndalet nga portieri Raja, i cili e largon rrezikun në goditje këndi.
1’ Nis sfida në “Metropolitano”!





