• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

May 2, 2026
in Dosja X

Kur Musine Kokalari ecte drejt hyrjes së kinema “17 Nëntorit” në qershorin e vitit 1946, i duhej të përshkonte një korridor njerëzor, ngritur qëllimisht për ta poshtëruar si “armike e popullit”. Në atë shteg të ngushtë, disa gra i vërsuleshin duke e shtyrë, sharë dhe duke i shkulur flokët. Duar të zgjatura, sy të zgurdulluar, britma histerike… dhe Musineja ecte nëpër atë korridor, që ishte shndërruar në një skenë spektakli makabër. I vetmi “faj” i saj ishte se kundërshtonte një proces zgjedhor të manipuluar. Do të përballej me një proces gjyqësor të drejtuar prej turmave, pa asnjë lidhje me elementet e ligjit, ku poshtërimi ishte pjesë e dënimit. Historia tregoi se e ardhmja e një vendi po kalonte nëpër atë korridor britmash histerike e dhune. Do të quhej drejtësi “në emër të popullit”. Ky ritual turpi do të kthehej në një model që zgjati për 40 vjet, një mënyrë për ta kthyer drejtësinë në shfaqje, për ta ushqyer turmën me përuljen e tjetrit, dhe e gjitha e përkthyer në pushtetin e një individi ose një grupi rreth tij.

Mijëra shqiptarë u vranë, u pushkatuan dhe u burgosën “në emër të popullit”. E gjithë elita intelektuale në vitet e para të regjimit u ekzekutua dhe u shua. Diktatori Enver Hoxha shfrytëzoi emrin e popullit për të vrarë dhe denigruar çdo element që i rrezikonte pushtetin, ndërsa populli brohoriste: “Parti Enver!”.

Sallat e gjyqeve mbusheshin me publik të organizuar për të klithur “armiqtë në litar”, dhe drejtësia e popullit shndërrohej në një akt dhune brenda vetë sallës, ku të akuzuarit ekspozoheshin si armiq. Altoparlantët transmetonin audion nëpër Tiranë, duke e kthyer procesin në një spektakël publik. Kjo praktikë u përsërit deri në vitet ’60, për të përmbyllur spastrimin e kundërshtarëve të regjimit.

Do të vinte shpejt faza tjetër e terrorit, zbulimi i “armiqve” brenda partisë. Figura si Koçi Xoxe, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu dhe shumë të tjerë, që kishin ushtruar drejtësinë në emër të popullit, u bënë më pas viktima të të njëjtit mekanizëm. Asgjë nuk ndryshonte: populli brohoriste, ndërsa të dënuarit i nënshtroheshin verdiktit të partisë, “partia ime më dënon”.

Historia përsëritej në cikle të zbulimit të grupeve “armiqësore”, ndërsa elita e kundërshtarëve të regjimit ishte shuar.

Me rënien e regjimit komunist në vitin 1990, u premtua se drejtësia do të vihej në vend, duke nisur me ndëshkimin e krimeve të diktaturës. Por në praktikë, gjithçka u shndërrua sërish në një spektakël, kësaj here i fokusuar në një retorikë të ashpër antikomuniste, që konsumohej në podiumet e politikës pa u përkthyer në veprime konkrete për të çuar para drejtësisë autorët e mijëra vrasjeve, burgimeve dhe internimeve. Viktimat e diktaturës komuniste nuk mund të prehen në paqe, sepse pothuajse askush nuk vuajti asnjë ditë burg për këto krime dhe askush nuk u përball realisht me drejtësinë. Sepse, për fat të keq, shumë prej atyre që kishin dhënë dënime me vdekje u bënë pjesë e sistemit të drejtësisë në demokraci.

Ish-anëtarët e Byrosë Politike dhe udhëheqja komuniste dolën para gjykatave jo për këto krime, por për akuza dytësore: disa kilogramë mish më shumë të konsumuar në kohë varfërie, disa filxhanë kafeje apo privilegje të tjera të kësaj natyre. Në videon që publikon sot Tema, shfaqet e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, teksa përpiqet të justifikojë akuzat si të padrejta, duke dhënë detaje për drekat dhe darkat e shtruara në vilën e saj. Një qasje e ngjashme u pa edhe te Ramiz Alia, pasardhësi i diktatorit në krye të partisë-shtet, por edhe te anëtarë të tjerë të Byrosë Politike, duke e zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësitë reale tek detaje që nuk prekën kurrë thelbin e padrejtësisë gjatë 45 viteve diktaturë.

Këtu nis edhe historia e pandëshkueshmërisë: një model që do të shtrihej për dekada, ku udhëheqja zhytej në korrupsion dhe drejtësia vazhdonte të mbetej mekanizëm në duart e një individi apo grupi rreth tij, për t’u përdorur në funksion të forcimit të pushtetit.

Faza e fundit është ajo e “drejtësisë së re”, që erdhi pas një reforme të cilësuar si thelbësore, ku çdo individ i sistemit kaloi në procesin e vettingut dhe ku pritej që më në fund të vendosej drejtësia. Populli, sërish si spektator, pret ndëshkimin e atyre që akuzohen për korrupsion në përmasa të jashtëzakonshme, shifra që perceptohen si të pakrahasueshme me vende të tjera në kushte të ngjashme.

Procesi nisi me arrestime të zyrtarëve të lartë: ministra, ish-zëvendëskryeministra, madje edhe ish-presidentë si Ilir Meta. Kështu, fundi i pandëshkueshmërisë u paraqit si një objektiv i arritur. Aktet e arrestimit shpesh u servirën si të mjaftueshme për të shuar etjen e publikut për ndëshkim. Spektakli tashmë zhvendoset në një dimension tjetër, në rrjetet sociale dhe në studiot televizive, ku çdo arrestim kthehet në ngjarje për konsum publik.

Nuk kanë asgjë të përbashkët të akuzuarit; nuk u përngjajnë e as nuk krahasohen me “armiqtë e popullit” në kohën e diktaturës. Por proceset kanë elementin e përbashkët të denigrimit publik. Nis nga momenti i arrestimit spektakolar dhe vazhdon gjatë seancave gjyqësore, ku të akuzuarit për korrupsion shfaqen të mbyllur në kafaz, përpara kamerave dhe opinionit publik. Rasti i ish-presidentit Ilir Meta është shembull tipik i mënyrës së arrestimit, trajtimit në paraburgim dhe gjykimit, duke ushqyer vazhdimisht publikun me pamje spektakolare.

Ka një perceptim për korrupsion të përhapur në shifra alarmante dhe në nivelet më të larta të qeverisjes, por drejtësia nuk mund të mbështetet vetëm mbi perceptime; ajo kërkon prova të qarta dhe fakte penale. Kjo nuk do të thotë se këto prova mungojnë, sepse indiciet apo gjurmët e rëndësishme shfaqen vazhdimihst në dosjet e bëra publike të zyrtarëve që ndodhen pas hekurave apo të tjerëve që pritet të shkojnë aty. Pyetja mbetet çfarë e pengon drejtësinë e re t’i strukturojë këto prova dhe t’i paraqesë në procese gjyqësore dinjitoze, sipas standardeve të një gjykimi të rregullt?. Deri tani, më e dukshme ka qenë forma, spektakli përmes kafazit të xhamit, ndërsa të akuzuarit përpiqen të paraqiten si viktima të një drejtësie që e cilësojnë represive. Ndërkohë, pritshmëria mbetet e njëjtë: procese të drejta që provojnë fajësinë dhe sigurojnë kthimin në buxhetin e shtetit të pasurive të përfituara përmes korrupsionit.

Pavarësisht ndryshimeve të sistemit, mbetet i pandryshuar elementi i drejtësisë si spektakël. Nga korridoret e turmës që poshtëronte “armikun” te ekranet e rrjetet sociale, forma ndryshon por thelbi shpesh mbetet i njëjtë. Në vend të një drejtësie të bazuar në ligj dhe prova, dominon shfaqja dhe ndëshkimi i dukshëm. Sfida mbetet e njëjtë, shkëputja e drejtësisë nga spektakli dhe kthimi i saj tek parimet e saj themelore.

TemA sjell nje video te proceseve gjyqësore ne tri kohë, gjatë diktaturës, në vitet ’90 dhe sot, me drejtësinë e re.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved