• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

May 4, 2026
in Blog

Nga Eduard Zaloshnja

Shënim paraprak: Studimi i prezantuar më poshtë nuk ka lidhje me parandalimin e vrasjes së dy vogëlushëve durrsakë nga një shofer krejt i dehur – atij ia kishte pezulluar dy herë patentën policia rrugore dhe i kishte vënë disa gjoba…

Në fillim të mijëvjeçarit, 37 nga 50 shtetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të përdornin strategjinë e postblloqeve të rastësishme policore për kontrollin e nivelit të alkoolit te drejtuesit e automjeteve (në 13 shtete nuk zbatohej kjo strategji për arsye ligjore ose politike).

Tre kolegë të mi të Pacific Institute for Research and Evaluation – Jim Fell, John Lacey, dhe Bob Voas – kryen një studim atëherë me titull: “Postblloqet e kontrollit për alkoolin: Efektiviteti i lartë, por përdorimi i ulët”.*

Më poshtë është një përmbledhje e studimit të tyre, që mund t’i vlejë publikut shqiptar.

Ka prova thelbësore dhe të qëndrueshme nga kërkimet shkencore se postblloqet e dukshme dhe të shpeshta policore për kontrollin e alkoolit në Shtetet e Bashkuara reduktojnë aksidentet fatale rrugore nga 18% deri në 24%. Megjithëse postblloqe të tilla nuk përdoren në 13 shtete për arsye ligjore ose politike, ka prova të forta statistikore se nëse kryhen siç duhet, postblloqet do të shpëtonin jetë në 37 shtetet e tjera.

Megjithatë, një sondazh i fundit rreth përdorimit të postblloqeve ka treguar se, pavarësisht përpjekjeve të Departamentit Amerikan të Transportit për të inkurajuar përdorimin e tyre përmes publikimeve të ndryshme, sigurimit të fondeve për pajisje, dhe për shpenzimet jashtë orarit të policëve, vetëm rreth një duzinë nga 37 shtetet që përdorin këto postblloqe e bëjnë këtë çdo javë. Sondazhi zbuloi se mungesa e burimeve dhe fondeve të policisë lokale, mungesa e mbështetjes nga task-forcat dhe aktivistët qytetarë dhe perceptimi se pikat e kontrollit nuk janë produktive ose me kosto efektive janë arsyet kryesore për përdorimin e tyre të rrallë.

Studimi diskuton secilin prej këtyre problemeve dhe sugjeron një metodë për policitë lokale për të zbatuar postblloqet pa u varur nga fondet shtetërore ose federale. Postblloqe me pak staf (tre deri në pesë policë) kanë qenë po aq efektive sa ato të kryera nga 15 ose më shumë policë.

Një program i modifikuar i postbllokut të kontrollit, duke përdorur sensorë pasivë të alkoolit (“PASpoints”) mund të zbatohet nga bashkitë e vogla deri në mesatare në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar drejtimin nën ndikimin e alkoolit. Nëse zbatohet në shumicën e bashkive, kjo strategji ka një potencial efektiviteti të ngjashëm me nivelin e lartë të arritur nga disa shtete australiane në programet e tyre të testit të rastësishëm të frymëmarrjes.

Sistemi PASpoint kërkon që një grup i vogël prej tre deri në pesë policë në detyrë të patrullës së trafikut të konvergojnë në një vend të paracaktuar dhe të kryejnë një mini-postbllok, duke u kthyer më pas në detyrat e tyre standarde të patrullës brenda dy orëve. Në këtë kuadër, operacioni PASpoint do të bëhej një teknikë standarde e zbulimit të drejtimit të automjeteve nën ndikimin e alkoolit. Si një aktivitet standard i zbatimit të rregullave të trafikut, kostoja do të mbulohej nga buxheti normal i zbatimit.

*https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/15276922/#full-view-affiliation-1

Next Post

Dokumenti i kandidatit për ambasador. Eric Wendt flet për ndikimin e biznesit në vendimarrje dhe shmangien e konfliktit të interesit

Mereme Sela padit Sali Berishën në Gjykatë: U përjashtova në shkelje të statutit, pezulloni procesin! Kandidimi i Berishës të shpallet i pavlefshëm

Makina përplaset me turmën në Gjermani: Dy të vdekur dhe disa të plagosur në Leipzig

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved