“E dashur bashkëshorte! Nuk njihemi, por e di që burri juaj ju tradhton e paguan një tjetër grua për të bërë qejf. E them sepse unë bëj këtë punë”, janë këto rreshtat e para që April Adams, prostituta njujorkeze ka publikuar në një gazetë.
Adams nuk i drejtohet vetëm një gruaje në veçanti, por u shpjegon grave se herë pas here meshkujt paguajnë një punëtore .
Ajo do që të sigurojë femrat se nëse një burrë i martuar zgjedh që ta bëjë me një prostitutë, do të thotë se nuk do që martesa e tij të marrë fund.
“Më lejoni një pyetje: Kur ishte hera e fundit që e keni bërë tre herë në javë?” E kur ishte hera e fundit që ai u ankua? Nuk mendon se ka vendosur që të heqë dorë. A nuk mendoni se ndoshta ai vendosi që ta lërë zgjidhjen e problemit në duart e mia? Lajmi i mirë është se nëse burri yt vjen që të më kërkojë mua, do që të qëndrojë sërish me ty. Po kërkon që të bëjë sa më pak rrëmujë të jetë e mundur. Provoni të imagjinoni nëse në vendin tim do të ishte baby-sitteri, fqinja ose mikja jote më e mirë. Lista mund të jetë e pafund, por nuk e di nëse e kuptove se çfarë dua të them”, vijon prostituta.
“Ndoshta ti, nuk do që ai të vijë në shtrat me mua dhe unë sërish ju ripyes: Kur ishte hera e fundit që e keni bërë 3 herë brenda javës? Nuk dua të them se unë do të bëj të lumtur për atë që është detyra jote. Por të them se ndoshta ti nuk ke dëshirë që të kryesh shpesh marrëdhënie. Je e lodhur nga puna, e stresuar, ose ai nuk shqetësohet shumë për kënaqësitë e tua si njëherë e një kohë. E kuptoj se ai nuk shqetësohet as për kënaqësitë e mia, kjo është e sigurt. Ky është thelbi. Unë jam përbërësi sekret në shumë martesa të shëndetshme”, përfundon April.