Një ngjarje vërtet e rëndë ka ndodhur në qytetin Sokoto të Nigerisë e cila ka shokuar të gjithë banorët. Atiku Yahaya dhe Farida Hamza kanë rrëmbyer një 17 vjeçar pasi ata dyshonin se i riu kishte abuzuar me vajzën e tyre 4 vjeçe.
Dy prindërit mësohet se pas rrëmbimit të Ahmed Ibrahim nuk janë mjaftuar vetëm me dhunën e ushtruar ndaj tij, por e kanë mbyllur në tualetin e shtëpisë dhe më pas i kanë djegur organin gjenital si formë ndëshkimi.
Ahmad ka mohuar se ka përdhunuar vogëlushen, por prindërit e saj këmbëngulin se mbi vajzën e tyre është abuzuar dhe kërkojnë dënimin maksimal nga gjykata.
Ndërkohë policia ka arrestuar çiftin e bashkëshortëve të cilët janë duke vuajtur dënimin për rrëmbim personi dhe dhunë.