• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sot në Tiranë sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit: Drejtësia në qendër të diskutimeve! I pranishëm edhe Rama

May 6, 2026
in Aktualitet, Debat, Dosja X

“Sundimi i ligjit nuk jepet, ai ndërtohet”, është një nga mesazhet që do të vijë si një zë i përbashkët ndërkombëtar, për drejtësinë, nga Tirana, e cila përgjatë dy ditëve do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për një nga temat më thelbësore për të ardhmen e shoqërive demokratike, përmes Sesionit Hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, që do të mbahet në kryeqytet.

I organizuar nga Shoqata Botërore e Juristëve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, gjyqtarëve ndërkombëtarë, ekspertëve dhe akademikëve të së drejtës nga e gjithë bota, ky event shënon një moment krenarie për Shqipërinë, si një zë më i fortë në arenën ndërkombëtare me angazhim të qartë për drejtësi, integritet dhe të ardhme evropiane.

Shqipëria përfaqësohet tashmë me një rol të ri në skenën ndërkombëtare, nga një vend që dikur kërkonte drejtësi me standarde europiane, sot kontribuese aktive në dialogun global për sundimin e ligjit, dëshmi kjo e progresit dhe transformimit të sistemit të drejtësisë.

Aktivitetet do të nisin sot me ceremoninë e dhënies së titujve Doctor Honoris Causa për personalitete të shquara të fushës së ligjit, që do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa më 7 maj do të zhvillohet ceremonia zyrtare e Sesionit Hapës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në mesin e të ftuarve të nivelit të lartë do të jenë Presidenti i SHBJ-së, Javier Cremades; ish-Komisionerja Evropiane për Drejtësinë, të Drejtat Themelore dhe Shtetësinë, Viviane Reding; Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya; si dhe figura të tjera të rëndësishme të jurisprudencës ndërkombëtare. Gjithashtu, përmes një mesazhi video do të përshëndesë edhe Presidenti i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Mattias Guyomar.

Në Sesionin Hapës do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Gjithashtu do të mbajnë fjalime edhe ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, Havier Cremades. Duke folur për Report Tv, ministri i Drejtësisë, tha se falë reformës në Drejtësi, Shqipëria është një vend që ka reformuar sistemin e vet dhe është gati të kontribuojë në dialogun e madh global të sundimit të ligjit.

Njëra nga çështjet për të cilat do të diskutohet është procesi i vettingut që zgjati afro nëntë vjet, por vettingu do të ketë aktivitetin e tij përmbyllës në muajin qershor.

Ky event shënon një moment të rëndësishëm në rrugën drejt Kongresit Botëror të Ligjit 2027, duke riafirmuar angazhimin e bashkësisë ligjore ndërkombëtare për një rend botëror të qeverisur nga ligji.

Në Kongresim Botëror të Ligjit planifikohet të marrin pjesë 5 mijë gjyqtarë e krerë shtetesh dhe ku pritet të jepet edhe çmimi që njihet ndryshe si Nobeli i drejtësisë.

Next Post

Deklaratat e Trump, Papa Leoni e vendos vëmendjen te takimi me Rubion: Shpresoj ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin

Shtyhet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, aktgjykimi më 20 korrik 2026

Tragjedia te ish-Këneta ndërgjegjëson qytetarët e Durrësit, banorët e fshatit Arapaj 'mësyjnë' në komisariat për të denoncuar të riun problematik

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved