• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Seanca maratonë e Kuvendit, miratohen pas mesnate disa projektligje dhe akti normativ për akcizën, pjesë e votimit edhe Kryeministri Rama

May 8, 2026
in Aktualitet, Debat

Pas një seance maratonë të shoqëruar me diskutime dhe debate të forta, Kuvendi ka miratuar disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës dominuan zhvillimet parlamentare. Në procesin e votimit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili më herët ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e Partisë Demokratike. Refuzimi që interpelanca të zhvillohej drejtpërdrejt me kreun e qeverisë ndezi përplasjet në sallë, ku opozita kërkoi edhe dorëheqjen e kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e akuzuar se nuk po respektonte rregulloren dhe Kushtetutën.

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta. Më pas u miratua procesverbali i seancës së kaluar dhe u prezantua rendi i ditës.

Punimet vijuan me interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama, e cila iu delegua Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Gjithashtu, u zhvillua edhe interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Në vijim, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, iu përgjigj pyetjeve të deputetes së opozitës Ina Zhupa.

Ndër aktet më të rëndësishme të miratuara ishte Akti Normativ për një shtesë në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i cili kaloi me 85 vota pro dhe 25 kundër. Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen ndryshuese për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027 me 108 vota pro dhe vetëm 1 abstenim.

Me shumicë votash u miratuan edhe ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, të prezantuara nga Taulant Balla, si dhe ndryshimet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, të prezantuara nga ministrja Delina Ibrahimaj.

Nga ana tjetër, opozita nuk arriti të kalojë disa nisma të saj, mes tyre projektligjet për ndryshimet në taksat kombëtare dhe akcizat, si edhe projektligjin për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse, të propozuar nga Enno Bozdo.

Seanca votoi edhe disa projektvendime të rëndësishme për institucione të pavarura. Ahmet Prençi u zgjodh Komisioner i Avokatit të Popullit për Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Alma Faskaj u emërua Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve, ndërsa Genta Tafa mori detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Po ashtu, Merita Bejtja u zgjodh Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë.

Në përfundim, Kuvendi miratoi edhe strukturën dhe organikën e Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Pas më shumë se disa orësh diskutime dhe përplasje politike, seanca plenare u mbyll rreth orës 00:35.

Next Post

Agjencia amerikane e shëndetësisë: Hantavirusi, reagim emergjent i "Nivelit 3"

Ndryshimet për shtetësinë, Balla: Fund paqartësive dhe procedura më të shpejta. Mbështesim diasporën dhe shqiptarët e Kosovës

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr, ironizon Trump: Ishte vetëm një “trokitje dashurie”

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved