Ka nisur seanca në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet padia e kryebashkiakut Veliaj për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror.
Kamerat kanë kapur edhe një moment kur aktori Robert Ndrenika i është afruar Veliajt dhe e ka përqafuar.
Në video degjohet kur Ndrenika i thotë Veliajt: “Ç’të mbeti (nga burgu), vij e bëj unë.”
“Jooo”, i përgjigjet Veliaj, ndërsa aktori e përqafon dhe e puth në ballë.


