E ardhmja e Igli Tares duket se do të jetë larg Milanit. Te klubi kuqezi nuk janë shumë të bindur me punën e Drejtorit Sportiv aktual në 2 sesionet e fundit të merkatos dhe mund ta largojnë në fund të sezonit.
Ishte gazetari Nicolo Schira që foli për mundësinë e shkarkimit të Igli Tares nga Milani duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe emrin e kandidatit që mund ta zëvendësojë shqiptarin në postin e tij.
Bëhet fjalë për Toni D’Amico që është aktualisht në rolin e Drejtorit Sportiv te Atalanta ndërkohë që ka punuar më parë edhe te Verona. Gjithsesi në radhë të parë do të duhet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me Igli Taren që u transferua te Milani në 2025 duke nënshkruar me kuqezinjtë një kontratë deri në vitin 2027.
Me Igli Taren, Milani ka sjellë në skuadër në dy sesionet e fundit të merkatos Christopher Nkunku, Ardon Jasharin, Samuele Riccin, De ëinter, Estupinan, Athekame, Adrian Cisse(që do të vijë në muajt e verës), Rabiot dhe Odogu duke shpenzuar në total 165 milionë euro ndërkohë që me parametra zero kanë ardhur edhe Modric me parametra zero dhe Fullhkrug me huazim.





