Sali Berisha tha se protestat i përkasin një populli kryengritës dhe që nuk rrëzohet përpara narkoregjimit të Edi Ramës. Berisha u shpreh se drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita do të marrë përgjegjësitë që i takojnë pasi ka ndaluar zhvillimin e një proteste paqësore. Ndër të tjera Berisha tha se Hita gaboi nëse mendoi se futi në kurth protestuesit, pasi ai vetë ka qenë në dijeni të kordonit.
“Në këtë ditë shiu, në këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë. Dolët në shesh duke u përballur me të keqen më të madhe, me narkoregjimin e Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot regjimi dëshmoi fytyrën e vërtetë. Bllokoi marshimin paqësor. Garantoj se do të ketë të gjitha përgjegjësitë që meriton.
Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës, ta harrojnë. Jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë s’do të mund të na imponojë të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Rama. Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve. Hajdutë që, me vjedhjen e pasurive dhe fondeve, mjerojnë qindra mijëra shqiptarë dhe largojnë nga vendi mijëra të tjerë, tha kryehajduti i cili është në gjykim për korrupsion dhe vjedhje familjarisht.





