ë Gjykatën Administrative të Tiranës u zhvillua sot seanca e radhës gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj për konstatimin e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados nga violinist-noter në prokuror pa plotësuar kriteret ligjore. Kujtojmë se paligjshmëria e emërimit të Ols Dados prokuror nga dora e mikeshës së tij Ina Rama është pranuar edhe nga Presidenca, madje edhe nga ish Presidenti Bamir Topi, i cili ka firmosur emërimin e tij në 2008 mbi një dosje të rreme të kopsitur nga Ina Rama, asokohe kryeprokurore, në bashkëpunim me Këshillin e Prokurorisë të asaj kohe, ku anëtar ka qenë edhe Artur Metani, sot kryetar i ILD-së.
Kishte një skenar që gjatë seancës së sotme Ols Dado t’i shpëtonte shkarkimit me një manovër procedurale, përmes një vendimi të gatshëm të kopsitur nga Dado, duke delegjitimuar Erion Veliajn si palë paditëse. Këtij skenari i është bashkuar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion i përfshirë në afera seksuale, korruptive, falsifikime dhe pazare, që reflektohen edhe në komunikimet në Skye Ecc.
Sipas informacioneve, për finalizimin e këtij operacioni korruptiv dyshohet se janë hedhur mbi 1 milionë euro. Çanta me paratë e korrupsionit dyshohet se është lënë si garanci te një person i tretë, i besuar për të dy palët. Sa i takon ‘arsyetimit’, gjyqyarit të çështjes Hazbi Balliut thuhet se i është ofruar një vendim i gatshëm, për t’ia bërë sa më të lehtë procesin.
Në këtë kuadër të kësaj farse, Hazbi Balliu pyeti sot palët lidhur me kërkesën e Veliajt për praninë e mediave (kamerave) gjatë seancave gjyqësore. Avokati i prokurorit Dado, Erarbër Madhi, tha se prokurori Ols Dado nuk e ka dhënë pëlqimin për regjistrim, duke argumentuar se bëhet fjalë për një akt indivdual që ndikon në karrierën e tij.
Madhi, një ish gjyqtar i shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie, tha se prokurori Ols Dado nuk e ka dhënë pëlqimin për regjistrimin e seancave gjyqësore, duke argumentuar se bëhet fjalë për një akt indivdual që ndikon në karrierën e tij. Ai tha se Dado nuk do që të ekspozohen në publik sekretet e karrierës dhe emërimit të tij si prokuror.
Ndërsa avokati i Veliajt, Plarent Ndreca argumentoi; “E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, pra parimi kushtetues i publicitetit të seancës nuk mund të ndalohet përveçse kur cenohet integriteti i sallave, i një procesi gjyqësor që në këtë rast nuk ndodh. Kushtetuta përcakton lirinë e medias dhe ajo duhet të ketë në dispozicion mjetet që t’a ushtrojë veprimtarinë e saj e lirë. Di të them që duhet të regjistrohet”, tha Ndreca.
Gjyqtari Hazbi Balliu u tërhoq për vendim dhe ashtu siç edhe pritej zbatoi porosinë e Ols Dados. “Gjykata vendosi për regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrojnë”, tha gjykatësi Hazbi Balliu./Prapaskena





