• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Pash Zotin mos më gjuni… mos më gjuni”! Ky është Viktor Ndoka që terrorizoi qytetarët me “Toyotën” pa targa te Sheshi Skëndërbej’

May 10, 2026
in Aktualitet, Kronike

“Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”– këto janë fjalët e para të Viktor Ndokës nga Lezha, i cili në datën 5 Maj hyri shumë shpejt me makinë në hapësirat publike të sheshit “Skëndërbej”, duke terrorizuar kalimtarët e rastit.

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar videon e personit që hyri me shpejtësi me automjet në sheshin “Skëndërbej”, ngjarje e cila është regjistruar vetëm 2 ditë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Spitallë të Durrësit, ku për shkak të një aksidenti humbën jetën dy fëmijë dhe tre të tjerë u plagosën.

Fatmirësisht, Viktor Ndoka, pasi ka çarë kangjellat kufizuese është përplasur me një nga gurët instalacion të vendosur në afërsi të godinës së Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës.

Ndërhyrja e dy punonjësve të bashkisë së Tiranës, Arkid Rizvani dhe Rigert Kasa, solli neutralizimin e shpejtë të Viktor Ndokës, ku njëri prej policëve i ka hequr me shpejtësi çelësin nga makina dhe më pas kolegu tjetër, e ka detyruar Ndokën të zbresë vullnetarisht nga makina.

“…Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”-i është drejtuar Viktor Ndoka, punonjësve të policisë së Bashkisë, duke pasur frikën se ata mund ta dhunonin fizikisht.

Shumë shpejt në vendngjarje ka shkuar një patrullë e Komisariatit Nr.3 që ka bërë shoqërimin e Viktor Ndokës në polici.

Në ambientet e policisë interes për këtë rast ka shfaqur dhe sektori i antiterrorit,të cilët kërkuan të merrnin kontakt dhe intervistuar Viktor Ndokën, pasi ky i fundit gjatë shoqërimit ka bërtitur me zë të lartë që ta linin të qetë, pasi ishte drejtuar për të shkuar në Ambasadën Amerikanë me qëllim për të denoncuar kryetarin e Bashkisë Lezhë.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penale me Nr. 6342, për akuzën e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrën shtetërore”.

Për Viktor Ndokën, prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 2 mujor.

Ndërsa gjykata e Tiranës vendosi ndaj Ndokës masën e “Arrestit në burg” 45 ditor, duke kërkuar nga përfaqësuesi i prokurorisë që gjatë kësaj kohe të kryeje ekspertimin psikologjik të personit të arrestuar./ Elton Qyno

Next Post

Çudira shqiptare! Nga "imitues" në biznesmenë: Donaldi zgjedh kullat, Romeo histori të fshehtë me biznesmenen 50-vjeçare

Kongresi i partisë "VLEN", Albin Kurti në krah të Mickoskit. "Harrohet" himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

Zbulohet prapaskena për yllin e Shqipërisë, Beshiktashi refuzon miliona euro për Ernest Muçin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved