Sali Berisha nuk pati një mea-kulpa. 24 orë pasi Bashkimi Evropian dhe ambasadorët i quajtën të papranueshme shigjetimet e kreut të demokratëve ndaj ambasadorit Silvio Gonzato, ai insistoi se akuzat për lobimin e pretenduar pro Ramës dhe kundër opozitës në Bruksel, i ka të vërtetuara:
“Çdo gjë që kam thënë e ka patur dhe e kam të bazuar të paktën në 2 ose më shumë burime. Unë kam respektin më të madh dhe simpatinë më të madhe për Komisionin Europian, për ambasadorët, për përfaqësuesit e vendeve anëtare, por në një mënyrë absolute nuk mund të ndalem të denoncoj atë që është e padrejtë”,- tha Berisha.
Berisha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama që tha sot në konferencë për mediat se PD kërkon të bllokojë integrimin. Për kryedemokratin, integrimin e pengon korrupsioni, ndërsa opozita po bën punën e vet.
“Rrugën për në BE ia mbyllin Shqipërisë ata që mbrojnë vjedhjet e qytetarëve shqiptarë. Ata janë faktorët që pengojnë dhe vështirësojnë integrimin e Shqipërisë në BE”,- tha Berisha.
Berisha doli në konferencë për të treguar se mediat ndërkombëtare i dhanë jehonë protestës së 8 majit, masive sipas tij. Por, kur Report Tv e vuri para faktit që protesta e disa ditëve më parë, ishte me pjesëmarrje ndër më të ulëtat.





